E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 6 minuta më parë
Vendi

Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike, kryebashkiakja e PS shkon në GJKKO

Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi është paraqitur këtë të enjte në GJKKO për seancën e radhës gjyqësore në ngarkim të saj.

Bufi është e akuzuar për “shpërdorim të detyrës për veprimtari politike dhe zgjedhore”.

Prokuroria e Posaçme në pretencë ka kërkuar dënimin me 1 vit burg për Bufin, që konvertohet në 2 vite shërbim prove.

Nga hetimet rezulton se e pandehura Majlinda Bufi, në detyrën e kryetares së Bashkisë Roskovec, në kundërshtim me ligjin, i ka kërkuar shtetasit me inicialet G.B. që të mos merrte pjesë në votimet për zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023, si dhe të mos përfshihej në veprimtaritë zgjedhore të partive të tjera politike.

Bufi u rikonfirmua si kryetare e Bashkisë Roskovec në këto zgjedhje vendore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë