E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:30 Në vijim ora 01:30: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Kontrolle në plazhet e jugut, Gonxhja: Tolerancë zero ndaj atyre që cenojnë hapësirat publike

Gjatë sezonit veror, plazhet e jugut janë më të rrezikuarat nga cenimi i hapësirave publike. Për pasojë edhe vëmendja e autoriteteve është te monitorimi më i plotë i vijës bregdetare. Gjatë një takimi në jug me zyrtarët vendorë, ministri i Turizmit Blendi Gonxhja foli për tolerancë zero ndaj shkelësve.

“Sot kemi përcaktuar edhe njëherë që toleranca për rastet kur cenohet, zaptohet, preket prona publike, do të jetë zero. Në kemi qenë më parë edhe në Kavajë, edhe në disa bashki të tjera dhe po vijon monitorimi në të gjithë territorin. Duhet patjetër që të ketë koordinim. Ka dhe raste kur ka lapsuse, por disa raste sot që ne gjetëm në Vlorë ishin shqetësuese. Sot janë konfiskuar shezlonge e çadra. Kush nuk do të luajë me shtetin dhe xhepin e vetë, është mirë mos ta vijojë këtë tentative”, tha Gonxhja.

Reklamë

Gonxhja tha gjithashtu se pas ngjarjes së rëndë në Ksamil ku humbi jetën një 22 vjeçar, janë  hequr 2 mole të mjeteve lundruese.

Ministri është takuar edhe me disa përfaqësues të disa subjekteve private të cilët janë ankuar se bashkitë kanë lënë pa hapësirë plazhi hotelet e vijës së parë.

Ndërkohë ministri paralajmëroi se të gjitha ato subjekte të cilat nuk e lidhin kontratën deri në 30 qershor, do të ngelen pa akses në plazh.

Më shumë video

Reklamë