Seanca plenare u shoqërua me tensione dhe akuza të ndërsjella mes kreut të PD-së, Sali Berisha, dhe deputetit socialist Damian Gjiknuri.
Berisha akuzoi Gjiknurin se ka qenë në Aruba. Ai i tha Gjiknurit, se nëse nuk ka qenë në Aruba, atëherë të dalë para Kuvendit dhe të zërë be. Gjiknuri mohoi se ka lidhje me vepra korrupsioni.
Gjiknuri: “Kjo është shpifje ordinere për mua se nuk njoh askënd. Akuza nuk ka lidhje me realitetin. Unë s’e kuptoj pse mbështet protestën, kur protestuesit protestojnë dhe kundër tij. Parimi i tij është që nuk ka rëndësi a është e vërtetë, por kush e thotë i pari. Edhe unë do them çfarë marrëveshje ka bërë ai për ta lënë që të udhëtojë drejt Amerikës, këtë duhet t’i shpjegojë ai demokratëve të tij.”
Nga ana tjetër, Berisha këmbënguli në akuzat e tij dhe i kërkoi Gjiknurit të betohej publikisht se nuk ka qenë i përfshirë në çështjen që po diskutohej.
Berisha: “Damian, dil e bëj be këtu që s’ke qenë. Nëse thua se nuk kam qenë, dil betohu këtu dhe laju para shqiptarëve.”
/vizionplus.tv





