Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
18 June 2026
Vizion fokus

Rafineria e naftës në Moskë goditet përsëri nga dronët

“Sali qytetarët të kanë marrë sheshin”, Balla: Humbësi më...

Gjiknuri mohon akuzat: Do them ç’marrëveshje ke bërë për...

Kuvend/ Tensione për protestën, deputetët e PD-së bllokojnë Foltoren

Debat i ashpër në Kuvend! Balla-Berishës: Të sfidoj, shko...

Berisha shkrin së qeshuri sallën e Kuvendit: Damian bëj...

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ilir Metës, ish-Presidenti...

Marrëveshja SHBA-Iran e nënshkruar nga Trump! Çfarë përfiton Teherani,...

Video tronditëse në Odessa, pronari i restorantit rreh brutalisht...

Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron...

Debat i ashpër në Kuvend! Balla-Berishës: Të sfidoj, shko në protestë. Noka përplaset me socialistin: Do shkosh në burg

18 Qershor 10:59

Seanca e sotme plenare është shoqëruar  me debate mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, lidhur me protestat e qytetarëve të cilat sot hyjnë në ditën e 19-të.

Berisha tha se protestat e ditëve të fundit janë shprehje e revoltës qytetare kundër, siç u shpreh ai, një “diktature autoritare”. Ish-kryeministri tha se do ta mbrojë kauzën e protestës dhe i kërkoi demokratëve që të bashkohen me qytetarët.

Nga ana tjetër, Balla sfidoi Berishën që të marrë pjesë vetë në protestat e opozitës. Kreu i Grupit të PS-së  deklaroi se opozita nuk mund të pretendojë të përfaqësojë protestuesit.

Në debat është përfshirë edhe deputeti Flamur Noka, i cili ka replikuar me akuza të forta ndaj Ballës, duke e tensionuar më tej situatën në Kuvend.

Berisha: Të nderuara deputete e deputetë, të dashur qytetarë që ndiqni këtë seancë e cila përbën një akt cinik, një akt të vërtetë lufte ndaj atyre qindra mijëra qytetarëve që kanë pushtuar rrugët dhe sheshet e Tiranës në mbrojtje të rendit kushtetues, në mbrojtje të ligjeve shqiptare dhe ndërkombëtare të dhunuara në mënyrë flagrante nga Edi Rama dhe klanet e tij me pushtet dhe në bodrumet e karteleve të drogës. Janë 18 ditë të papara në historinë e Shqipërisë. Kurrë ndonjëherë shqiptarët nuk janë derdhur në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit të tyre në emër të asaj përgjegjësie, që është përgjegjësia më e lartë pas përgjegjësisë para Zotit, përgjegjësisë qytetare.

Qytetarët dhe rinia shqiptare kanë mbushur sheshet dhe rrugët e Shqipërisë, absolutisht jo kurrë si një lëvizje fashiste apo antisemite apo antitrampiste, jo dhe jo. Ata kanë mbushur rrugët dhe sheshet kundër një diktature autoritare që shkelmon, që zvarrit, që shkelmon të drejtat e njeriut dhe që zvarrit qytetarët paqësorë. Kundër një diktature autoritare që ka ndërtuar në Shqipëri narkoshtetin e vetëm në Evropë.

Balla: I fundit që mund të flasë në emër të protestuesve është ky pelikani këtu (Berisha). Sali Berisha unë të sfidoj. Sot pasdite shko në protestë. Shkon dot në protestë? Provoje po ta mbajti. Personalisht kam plotësuar një prej kërkesave të protestueve, ata thonë “Sali Berisha në burg”, unë e kam bërë një kallëzim për ty. I ftoj protestuesit ta marrin në shqyrtim

Noka drejtuar Ballës: Ti do shkosh në burg, në të sëmës do shkosh

Balla: Ditën e dytë të protestës the që je kundër protestës, sot thua jam përfaqësues i protestës. I fundit je ti që mund të na bësh ne ndërmjetësin me protestuesit.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi

Nga e njëjta kategori

Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike, kryebashkiakja e PS shkon në GJKKO

më shumë...

SPAK “zbarkon” në Devoll, kontrolle në banesën e ish-punonjësit të AMP-së

më shumë...

Mbante në banesë armë zjarri, krehra dhe fishekë kallashnikovi, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

më shumë...

Nuk lejohen kamerat në proceset gjyqësore, Televizionet kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të KLGJ: Po cënohet e drejta e informimit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

12:13

Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike,...

12:06

Rafineria e naftës në Moskë goditet përsëri...

12:03

SPAK “zbarkon” në Devoll, kontrolle në banesën...

11:59

Mbante në banesë armë zjarri, krehra dhe...

11:51

Nuk lejohen kamerat në proceset gjyqësore, Televizionet...

11:29

“Sali qytetarët të kanë marrë sheshin”, Balla:...

11:15

Gjiknuri mohon akuzat: Do them ç’marrëveshje ke...

11:08

Kuvend/ Tensione për protestën, deputetët e PD-së...

10:59

Debat i ashpër në Kuvend! Balla-Berishës: Të...

10:54

Berisha shkrin së qeshuri sallën e Kuvendit:...

10:31

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ilir...

10:02

Goditet skema e tjetërsimit të pronave në...

9:49

Marrëveshja SHBA-Iran e nënshkruar nga Trump! Çfarë...

9:49

Video tronditëse në Odessa, pronari i restorantit...

9:32

Radhë të gjata dhe fluturime të humbura:...

9:24

Ekzekutimi i Kreshnik e Gentjana Mujecit në...

8:45

Trump dhe Pezeshkian nënshkruajnë marrëveshjen fillestare për...

8:26

“Kujdes me shpenzimet e panevojshme”, parashikimi i...

8:20

Temperatura deri në 32 gradë, parashikimi i...

10:47

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona...

Më të klikuarat

  • Berisha shkrin së qeshuri sallën e Kuvendit: Damian bëj be s...
  • Marjana Koçeku tha se është kërcënuar nga Bajrat, reagon avo...
  • “Marina Orikum”, porta e re e luksit dhe turizmit detar në M...
  • “Pesë persona me maska dhe rroba si të RENEA-s”, flet 55-vje...
  • Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta neonatologu i njoh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.