Subscribe

Një efektiv policie ka kallëzuar penalisht kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu me pretendimin se nuk lejoi Patrullën e Përgjithshme të kryente detyrën.

 

Ngjarja e paprecedentë, sipas padisë së bërë në Prokurorinë e Lezhës, ndodhi mbrëmjen e 24 qershorit rreth orës 23:15.

 

Oficeri i patrullës së policisë tregon se shkuan në një lokal që ndodhej në shëtitoren e Shëngjinit për të ndaluar muzikën pasi kishte hyrë në fuqi ora policore. Por gjatë ushtrimit të detyrës, polici sqaron, se hasi në kundërshtimin e pronarit të objektit i cili i ka ofenduar dhe u ka thënë se nuk i pyet ata pasi ka në lokal kryetarin e bashkisë.

 

“Kemi kontaktuar me një nga kamariate lokalit dhe i kemi kërkuar që të na thirrte proanrin. Pas pesë minutash ka dalë pronari. Në vend që ai të fliste me etikë ndaj nesh ai na është drejtuar duke thënë fjalë banale si: “Nuk e rruaj për ju, jeni legena nuk iu pyes”. Ne kemi komunikuar duke i thënë se arsyeja se pse kemi ardhur këtu është se ke ti shkelur aktin normative të qeverisë për ndalimin e muzikës e cila duhej fikur në orën 22:00 dhe se kishte një numër të lartë njerëzish brenda në lokal, në verandë”

 

Pas kësaj përlasjeje, pronari u fut brenda dhe hapi sërish muzikën. Të ndodhur në këto kushte, dy efektivët njoftuan sallën dhe në ndëihmë të tyre shkuan forcat “Shqiponja”.

 

Por gjatë tetnativës për të shoqëruar drejt komisariatit pronarin, punonjësit e policisë u përballën kryebashkiakun Pjerin Nderu.

 

“Në këtë moment ka ndërhyrë duke na penguar në punën tonë kryetari i Bashksië së Lezhës Pjerin Ndreu dhe stafi i lokalit, kamarierë, të cilët na kanë kudnërshtuar me forcë për të shoqëruar opersonin në fjalë. Meqënëse përballë nesh u fut kryetari i bashkisë, i cili na tha ligjet i bëj unë dhe i vendos unë, për të mos krijuar një situatë më të rëndë ne jemi tërhequr duke njoftuar me radio sallën operative dhe eprorët tanë.”

 

Sipas efektivit, drejtuesit e policisë lezhë nuk morën asnjë masë. Ata u kërkuan që të largoheshin nga zona, ndërsa çuditërisht një ditë më vone, ndaj dy policiëve që shkuan në lokalin ku ndodhej kryetari i bashkisë Pjerin Ndreu, nisi një hetim disiplinor për “Shkelje të rëndë të atributeve dhe kompetencave të policisë”

 

Në kallëzimin e bërë, efektivi i patrullës kërkon që të merren masa ligjore ndaj të gjithë personave që nuk lejuan zbatimin e ligjit.

 

Lidhur me kallëzimin reagoi dhe kryebashkiaku i lezhës, i cili nuk i kurseu sulment ndaj policisë. Sipas tij, efektivët ndërhynë me veprime te dhunshme, në një darkë zyrtare të bashkisë ku ishin të pranishëm 15 kryetarë të komunave të kosovës. Ndërsa përdor një gjuhë fyese ndaj policëve, Ndreu pranon se e kishin tejkaluar orën policore, ndërsa akuzon policët se kanë lejuar lokale të tjera në qytet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *