Subscribe

Shkollat nuk do të mbyllen, por do të vihet në zbatim skenari 2! Që do të thotë se nga 1 dhjetori, Komiteti Teknik i Ekspertëve i ka propozuar Ministrisë së Arsimit që të zhvillohet mësim i alternuar, online dhe në klasë.

 

E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Zamira Gjini, drejtoreshë e Politikave të Arsimit, perms një lidhjeje Skype, ka treguar se përse fëmijët e fillores dhe maturantët nuk preken nga ky vendim dhe mësimin do ta bëjnë në shkollë.

 

“Duke patur parasysh edhe moshën e fëmijëve nga klasa e parë deri në klasën e pestë, në konsultime dhe me institucionet e Shëndetësisë, menduam që kjo moshë, për të cilët edhe përkudesi i prindërve është më i madh, do të duhej që prindërit të qëndronin në shtëpi, nëse ato do të bënin mësim në shtëpi. Dhe maturantët, për shkak se ato janë nxënësit të cilët ndodhen në proçesin e mbylljes së ciklit të arsimit të mesëm. Pra, duhet që të përgatiten për provimet e matures shtetërore.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *