Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 September 2026
Vizion fokus

Zhegrova bën detyrën, por nuk shpëton Juventus, 2 gola...

Reforma Territoriale/ Rama në Elbasan: Asnjë shërbim ekzistues nuk...

Droni rus godet trenin pranë kufirit me Poloninë

Aksident tragjik në Stamboll! Autobusi shpërthen në flakë pas...

Tragjedi! Përmbyset anija me pasagjerë, 129 persona të zhdukur

Elbasani nuk fal! Egnatia pëson humbjen e parë të...

Fitore me vuajtje për Bayern, vendos Harry Kane

Super Haaland! City merr tre pikët në derbin e...

“Nuk po na lejohet të marrim nga qesja jonë”,...

928 gola dhe ende nuk ndalet! Messi spektakolar në...

“Kriza në Kosovë rikthen sërish vëmendjen te Gjykata Kushtetuese”, a mund ta zgjidhë institucioni bllokadën politike apo deputetët?

14 Gusht 18:17

Edhe një herë, ngërçi politik në Kosovë e ktheu vëmendjen te Gjykata Kushtetuese. Afati 30-ditor për konstituimin e organit ligjvënës kaloi, ndërsa partitë ende nuk duken të jenë afër një marrëveshjeje. Por, a mundet Kushtetuesja ta përcaktojë rrugën e daljes nga kjo situatë apo zgjidhja mbetet në duart e deputetëve?

Sa herë që bllokohej situata rreth krijimit të institucioneve të Kosovës gjatë vitit 2025, adresa për rrugëdalje ishte Gjykata Kushtetuese.

Për vetëm tetë muaj, kjo gjykatë nxori katër aktgjykime rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës, me sqarime edhe për mënyrën se si duhej të zhvillohej seanca me vetëm katër pika të rendit të ditës.

Një situatë e ngjashme po përsëritet edhe sivjet, por a mund të japë zgjidhje Kushtetuesja edhe këtë herë?

Kuvendi nuk e ka përmbyllur konstituimin e nisur më 6 gusht, pasi kreu i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për arritjen e një marrëveshjeje politike.

Afati për përmbylljen e konstituimit përfundoi më 7 gusht, bazuar në aktgjykimin e Kushtetueses të 26 qershorit 2025.

Aty, Gjykata kishte përcaktuar se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve, por pa sqaruar pasojat juridike nëse kjo nuk ndodh.

Pikërisht për të sqaruar se çfarë ngjan kur Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit, tani ish-presidentja Vjosa Osmani kishte dërguar kërkesë në Kushtetuese në korrikun e 2025-tës.

Mirëpo, ajo e kishte tërhequr atë pas disa ditësh, pasi Radomir Llaban, të cilin e cilësonte “rrezik për sigurinë kombëtare”, ishte caktuar gjyqtar raportues në këtë lëndë.

Në njoftimin për media të asaj kohe, Kushtetuesja kishte thënë se “është e drejtë e palëve para Gjykatës që të kërkojnë tërheqjen e kërkesave të parashtruara”, të cilat Gjykata i trajton bazuar në Kushtetutë, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e saj të punës.

Kjo gjykatë nuk iu përgjigj Radios Evropa e Lirë nëse e ka ende në shqyrtim këtë rast, apo nëse ai është mbyllur.

Megjithatë, rregullorja e punës së Gjykatës Kushtetuese parasheh që shqyrtimi i një kërkese mund të vazhdojë, pavarësisht tërheqjes nga palët, “kur këtë e kërkon interesi publik dhe/ose respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut të garantuara me Kushtetutë”.

A mund ta zgjidhë situatën një aktgjykim për kërkesën e Osmanit?

Flamur Hyseni, profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk pret që një sqarim i radhës nga Gjykata do ta zgjidhte ngërçin – nëse mungon vullneti politik.

Sipas tij, bllokadat politike nuk duhet të zgjidhen duke e zhvendosur përgjegjësinë nga 120 deputetët te Gjykata Kushtetuese.

“Gjykata mund të përcaktojë kufijtë kushtetues, por nuk mund ta zëvendësojë procesin politik”, shprehet Hyseni.

Ndërkaq, Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi, thotë për Radion Evropa e Lirë se Gjykata Kushtetuese nuk ka mundësi të japë një zgjidhje, përveçse t’ua rikujtojë deputetëve rolin dhe pozitën që mbajnë.

“Gjykata Kushtetuese nuk mund as të caktojë obligime, apo të marrë vendime për ta shpërndarë Kuvendin nëse nuk është konstituuar brenda 30 ditëve, nëse kjo nuk parashihet në Kushtetutë”, pohon Miftaraj.

Hyseni sqaron se problemi qëndron te fakti se Kushtetuta nuk parasheh pasojë juridike kur tejkalohet afati 30-ditor për konstituimin.

Edhe ai vlerëson se Gjykata nuk mund të shkruajë një normë të re kushtetuese për ta zgjidhur situatën aktuale.

“Gjykata Kushtetuese mund ta interpretojë Kushtetutën, por nuk mund të krijojë përmes interpretimit një pasojë kushtetuese që teksti nuk e përmban”, thotë Hyseni.

Miftaraj thotë se nuk mund të pritet një vendim arbitrar që u tregon deputetëve si të veprojnë, pasi, sipas tij, Kushtetuesja nuk mund të tejkalojë kompetencat e veta.

“Vetëm nëse vendos të hartojë një nen të ri në Kushtetutën e Kosovës, përmes aktgjykimit, por që do të dilte në kundërshtim me parimet e demokracisë parlamentare”, shprehet ai.

Çfarë thonë partitë për 30-ditëshin?

LVV-ja, parti fituese e zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit – që u shpallën pasi partitë nuk arritën konsensus për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit – ka kërkuar kohë për konsultime me subjektet tjera, veçanërisht për çështjen e kreut të shtetit.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha të mërkurën se, nga këndvështrimi i LVV-së, deputetët kanë kohë për konstituimin e Kuvendit deri më 6 shtator, duke llogaritur 30-ditëshin nga nisja e seancës më 6 gusht.

Partia Demokratike e Kosovës ka insistuar që konstituimi i Kuvendit të mos vonojë, duke argumentuar se obligimi kushtetues vazhdon të jetë në fuqi edhe pas skadimit të afatit 30-ditor.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e vetmja e cila ka pranuar të bisedojë me LVV-në për një marrëveshje eventuale, ka kërkuar respektimin e afateve kushtetuese.

Njësoj, edhe Aleanca ka bërë thirrje për vazhdimin e seancës konstituive, duke fajësuar LVV-në për bllokim.

Me gjithë kritikat për shkelje kushtetuese nga kryesuesi i seancës konstituive, asnjëra nga partitë nuk ka çuar kërkesë për këtë çështje në Gjykatë.

Por, 14 organizata të shoqërisë civile iu drejtuan Kushtetueses më 12 gusht, duke kërkuar që të ndërmarrë veprime lidhur me zbatimin e aktgjykimit që përcakton afatin për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Në një situatë ku Kushtetuesja mund të përcaktojë kufijtë, por jo të zëvendësojë vullnetin politik, mbetet të shihet nëse zgjidhja do të vijë nga Gjykata apo nga marrëveshja mes partive. /REL/

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
bllokada kosove kriza Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Zhegrova bën detyrën, por nuk shpëton Juventus, 2 gola kundër Sasuolos

më shumë...

Reforma Territoriale/ Rama në Elbasan: Asnjë shërbim ekzistues nuk do të shkurtohet!

më shumë...

Droni rus godet trenin pranë kufirit me Poloninë

më shumë...

Aksident tragjik në Stamboll! Autobusi shpërthen në flakë pas përplasjes, 2 viktima dhe 8 të plagosur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:43

Zhegrova bën detyrën, por nuk shpëton Juventus,...

10:32

Reforma Territoriale/ Rama në Elbasan: Asnjë shërbim...

10:19

Droni rus godet trenin pranë kufirit me...

9:59

Aksident tragjik në Stamboll! Autobusi shpërthen në...

9:47

Mos e kontrolloni telefonin menjëherë, si ta...

9:17

Tragjedi! Përmbyset anija me pasagjerë, 129 persona...

9:10

Elbasani nuk fal! Egnatia pëson humbjen e...

8:42

Fitore me vuajtje për Bayern, vendos Harry...

8:37

Super Haaland! City merr tre pikët në...

8:27

Gjirokastër/ Flakët pranë stallave të lopëve, zjarrfikësit...

7:49

“Nuk po na lejohet të marrim nga...

7:32

Kush janë shenjat më besnike dhe më...

6:40

Laçi triumfon ndaj Vllaznisë, kurbinasit marrin tre...

6:25

928 gola dhe ende nuk ndalet! Messi...

6:18

Përfshihet nga flakët banesa në Fushë-Krujë, shembet...

6:03

“Të dëgjojmë dhe të trajtojmë çdo shqetësim...

5:44

Reforma Territoriale, Rama takim në Berat: Investimet...

5:36

Zjarr masiv në Kroaci, evakuohen 230 persona,...

5:10

Kalaja priti 260 mijë vizitorë, interes i...

4:51

Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë...

Më të klikuarat

  • Mesazh me plumba ndaj një gruaje?! Reagon policia për atent...
  • VIDEO/ Shoferi humb ndjenjat në timon, polici jashtë shërbim...
  • Gjirokastër/ Flakët pranë stallave të lopëve, zjarrfikësit p...
  • Tragjedi! Përmbyset anija me pasagjerë, 129 persona të zhduk...
  • Parandalohet krimi në Rrogozhinë, i riu kërcënon me kallashn...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.