Subscribe

Ashtu siç kishin paralajmëruar ekspertet e nivelit te larte, kane përmbyllur rishikimin e paketës kushtetuese per reformën ne drejtësi, ne përputhje me rekomandimet e Venecias. Pavarësisht mungesës se opozitës, eksperti Sokol Sadushi, duke pasur ne krah ekspertet e Euralius dhe Opdat, ka njoftuar se puna e eksperteve është mbyllur dhe tani i takon komisionit te posaçëm, ta shqyrtoje për t’ia nisur Venecias. Sipas Sadushit ne ndryshimet qe jane realizuar jane marre parasysh edhe nje pjese e mendimeve qe erdhën nga ekspertet e Ministrisë se Drejtësisë. Ndërkohe qe ekspertja e nivelit te larte Aurela Anastasi ka sqaruar rrëzimin e kërkesës se opozitës per zgjedhjen me shumice kushtetuese te anëtareve te këshillit ta larte gjyqësor, këshillit te larte te prokurorisë, Gjykatës Kushtetuese apo Prokurorit te Përgjithshëm. Tashme pritet vetëm mbledhja e Komisionit te Posaçem parlamentar te reformës ne drejtësi, per te miratuar draftin e për t’ia nisur Komisionit te Venecias.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *