Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
22 July 2026
Vizion fokus

Rama reagon ndaj kritikave për ‘Paketën e Maleve’: Pas...

Eksperti: Në Shqipëri paga e mësuesit duhet të ishte...

Çfarë do të ndodhë me pensionet? Përgjigjet eksperti i...

“Shqipëria më mirë sot se në 2015”, eksperti: Pabarazia,...

“Punojnë 200 mijë veta”, eksperti: Sulmi me vlerësimet negative...

“Hienat e kanë kapur protestën”, eksperti: Review-t negative për...

“Kush ka mundësi të blejë prona për turizëm?” Eksperti:...

Dita e 52-të e protestës në Tiranë, marshim dhe...

Pse Shqipëria s’ka strategji 20-vjeçare për zhvillimin? Eksperti: Ja...

Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen,...

“Ne duhet t’i japim kurajo Evropës”, Rama nga Mali i Zi flet për Zvërnecin: Narrativë e rremë se po gatuhet diçka mes meje dhe Netanyahut

5 Qershor 14:15

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat nga Tivati i Malit të Zi, ku ndodhet në kuadër të Samitit BE–Ballkani Perëndimor. Ai kërkoi më shumë guxim nga Bashkimi Evropian në raport me procesin e zgjerimit, duke theksuar se Evropa duhet të japë një mesazh më të fortë për vendet aspirante.

Rama solli si shembull procesin e ribashkimit të Gjermanisë, duke kujtuar rolin e ish-kancelarit Helmut Kohl. Sipas tij, BE-ja duhet të ruajë parimin e meritës, por njëkohësisht të tregojë vendosmëri për një qasje të re që afron më shumë vendet e Ballkanit Perëndimor me familjen evropiane.

Rama: Kam kohë që e them këtë, më në fund po dëgjohet por nuk mjafton tani. Besoj që Evropa mbi të gjitha për vetveten duhet të jetë më e guximshme, duhet të ruajnë procesin e bazuar në meritë, por duhet të gjejë këllqet për një moment të ri të llojit Helmut Kohl. Kur muri ra ky njeri i madh nuk i tha gjermano-lindorëve tani keni 35 kapituj për t’i përfunduar përpara se të bëhemi bashkë. Ai tha “ne jemi bashkë dhe pastaj do t’iu ndihmojmë t’i përmbushni”, nëse BE kërkon t’i përçojë botës një mesazh të fortë dhe t’i japë vetes enjergji të mëdha duhet t’i thotë “kështu siç jemi sot rreth tryezës” duhet të jemi gjithmonë rerth kësaj tryeze. Secili me statusin e vet derisa të bëheni anëtarë me të drejta të plota. Ajo çfarë duhet të bëjmë nga ana jonë, është se duhet t’i japim kurajo që të shtyjë përpara dhe u takon atyre pastaj.

Duke komentuar edhe debatin rreth investimit të propozuar në Zvërnec, kreu i qeverisë tha se aktualisht nuk ekziston ende një projekt i miratuar për t’u diskutuar. Ai hodhi poshtë pretendimet që qarkullojnë në rrjetet sociale, duke i cilësuar si narrativa të rreme dhe pjesë e një fushate dezinformuese kundër Shqipërisë.

Sipas Ramës, projekti është ende në fazë paraprake dhe synimi i tij nuk është dëmtimi i mjedisit, por realizimi i një investimi unik, të projektuar nga arkitektë dhe inxhinierë të njohur ndërkombëtarisht, që do të sjellë vlerë për vendin dhe qytetarët shqiptarë.

Rama: Nuk ka kërkesa për të diskutuar sepse nuk ka ende një projekt të miratuar. Së pari duhet të kemi projektin, ta shohim dhe pastaj ta diskutojme. Nuk mund të diskutojmë diçka që nuk ekziston. Por që po paraqitet në të gjithë median sociale në një luftë hibride kundër Shqipërisë me narrative të  rreme se ky nuk është projekt por diçka e gatuar mes meje dhe Bibi Netahyanut përmes Jared Kushner për të sjellë palestinezë. Nuk ka një projekt, nuk ka arsye për t’u shqetësuar për aq sa ka të bëjë me projektin dhe edhe sepse arkitektët më të mirë në botë, inxhinierët më të mirë janë angazhuar dhe synimi nuk është që të bëjmë dëm në natyrë por të bëjmë diçka unike që do të jetë një dhuratë e jashtëzakonshme për shqiptarët.

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
Mal i Zi rama Zvernec

Nga e njëjta kategori

Çfarë do të ndodhë me pensionet? Përgjigjet eksperti i ekonomisë në QUO VADIS

më shumë...

Moti i keq ‘godet’ Vlorën, era e fortë shkakton dëme në disa zona të qytetit

më shumë...

“Hienat e kanë kapur protestën”, eksperti: Review-t negative për bizneset, veprim i kordinuar

më shumë...

Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:32

Rama reagon ndaj kritikave për ‘Paketën e...

10:25

Eksperti: Në Shqipëri paga e mësuesit duhet...

10:21

Çfarë do të ndodhë me pensionet? Përgjigjet...

10:12

“Shqipëria më mirë sot se në 2015”,...

10:08

Moti i keq ‘godet’ Vlorën, era e...

10:04

“Punojnë 200 mijë veta”, eksperti: Sulmi me...

9:42

“Hienat e kanë kapur protestën”, eksperti: Review-t...

9:29

“Kush ka mundësi të blejë prona për...

9:22

Dita e 52-të e protestës në Tiranë,...

9:14

Pse Shqipëria s’ka strategji 20-vjeçare për zhvillimin?...

8:19

Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do...

8:06

Banorët e Përrenjasit në protestë, kundërshtojnë bashkimin...

7:29

Inteligjenca amerikane: Sulmet ndaj Iranit nuk pritet...

6:39

Tragjedi në Francë! Dy zjarrfikës humbin jetën...

6:21

Trump: Tarifa deri në 12.5% për dhjetëra...

6:11

Përfshihet nga flakët një rrobaqepsi në Lezhë

5:38

Zv.kryeministrja Koçiu në Kombinat, i hapet rrugë...

5:37

Paralajmëron Garda Revolucionare: Asnjë pikë nafte nuk...

5:15

Përfshihet nga flakët një sipërfaqe toke në...

4:55

“Zvicrën e vogël e keni këtu”, Rama...

Më të klikuarat

  • Bashkëshorti i Elisabeta Matajt kallëzon ish-shefen e Financ...
  • Dogji veten brenda makinës, 66-vjeçari përcolli dje gruan dr...
  • Rama në Theth: Paketa e Maleve nuk është për uzurpues apo ol...
  • Rama rikthehet në veri një vit pas shembjeve: Nuk kam thënë...
  • Seanca në GJKKO për Veliajn, bashkëshortët nuk marrin pjesë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.