Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 July 2026
Vizion fokus

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës...

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis marshimi në...

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si gjyqe publike

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse jam pro...

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen 5 persona

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale për vdekjen...

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë persona

Hetohet vrasja e policit në aksion, gjenden armë dhe municione, autori kishte përfituar fonde nga AZHBR për stallat e bagëtive

5 Qershor 13:43

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas operacionit policor në Maliq, ku mbeti i vrarë efektivi i “Shqiponjave” Enea Mekolli dhe u plagos kolegu i tij, Edison Adri, gjatë përpjekjes për kapjen e të shumëkërkuarit, 43-vjeçarit Violand Braçellari.

Gjatë kontrollit të fermës, hetuesit gjetën kallashnikovin e përdorur kundër policisë, një pushkë model 56, një cifte si dhe municione të shumta. Po ashtu është zbuluar edhe një radio policie.

Prokuroria dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore po hetojnë zbatimin e procedurave nga Drejtoria e Policisë së Korçës, por bëhet e ditur se nuk janë gjetur shkelje. Kjo, pasi autoritetet e kanë vlerësuar në mënyrë korrekte rrezikshmërinë e Braçellarit, i cili ishte i dënuar vetëm për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe jo për vepra të rënda penale që lidhen me jetën.

Ndërsa kërkesa për ndërhyrjen e forcave RENEA vlerësohet rast pas rasti dhe nuk është detyrim që zbatohet në çdo operacion policor.

Aksioni për arrestimin e Braçellarit u organizua në kohë të shpejtë, pas denoncimit të bërë më 3 qershor nga çobani, që kishte vetëm dy javë që ishte punësuar në stallat e tij. Ai kishte treguar se Braçellari e kishte kërcënuar me jetë dhe nuk kishte pranuar t’i jepte pagesën për punën e kryer.

Megjithatë, po vijon mbledhja e provave dhe dëshmive për të zbardhur plotësisht rrethanat e vrasjes së policit dhe plagosjes së kolegut të tij.

Autori i krimit, Violand Braçellari, rezulton me një të kaluar problematike. Në vitin 2004, në moshën 21-vjeçare, ai është paraqitur në Forcat e Armatosura, por qëndroi vetëm tre ditë dhe më pas nuk është rikthyer më në repart. Vite më vonë, ai u dënua me 10 vjet burg për kultivim kanabisi, por megjithatë jetonte në fshat i pashqetësuar, duke zhvilluar edhe një biznes në fushën e blegtorisë.

Madje, familja e tij kishte përfituar 20 mijë euro ndihmë nga fondet e AZHBR për ngritjen e stallave të bagëtive.

Është ende e paqartë sesi një person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, i dënuar dhe i kërkuar edhe nga RENEA, ka mundur të bëjë biznes e madje të marrë edhe mbështetje financiare nga shteti.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Kronike Vendi
Tagged:
enea mekolli

Nga e njëjta kategori

Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira, arrestohet 43-vjeçari

më shumë...

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen 5 persona

më shumë...

Motori përplaset me një kamion në aksin Gjirokastër-Kakavijë, plagoset rëndë 34-vjeçari! Transportohet me helikopter drejt Tiranës

më shumë...

Korçë/ Përfshihet nga flakët “Vila e Partisë”, dëme të konsiderueshme

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:48

Tri shenjat e horoskopit që e kanë...

10:40

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane...

10:13

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

9:46

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis...

9:20

Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira,...

8:52

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

8:24

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si...

7:58

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse...

7:54

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen...

7:35

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale...

7:07

Motori përplaset me një kamion në aksin...

6:41

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

6:26

Artisti Kanye West reagon pas koncertit në...

6:01

Korçë/ Përfshihet nga flakët “Vila e Partisë”,...

5:56

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë...

5:38

Netanyahu: Trump të shterojë negociatat me Iranin,...

5:15

SHBA: Irani nuk e kontrollon dot Ngushticën...

4:48

“Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve”, Rama: ‘Sorrat...

4:36

Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore,...

4:32

“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”,...

Më të klikuarat

  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë
  • FOTO- U ekzekutua një natë më parë në Shkodër për gjakmarrje...
  • Dhunuan të miturën, Gjykata e Fierit lë në burg 19-vjeçaren...
  • “Vinte në orët e para të mëngjesit në shtëpi”, flet nëna e t...
  • Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.