Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
01 August 2026
Vizion fokus

Zelensky: Konflikti me Iranin lidhet me luftën e Rusisë...

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më...

Pas hyrjes së emigrantëve në Ceuta, Franca rrit numrin...

Policia monitoron zhurmat në territor, Lamallari: Kush lëshon muzikën...

Reforma Territoriale, edhe banorët e Memaliajt dhe Libohovës në...

FIFA i përgjigjet UEFA-s: Nuk po shesim futbollin

Rrëzohet një avion F-35 pranë bazës ajrore amerikane

Shefi i OKB: Konflikti i Gjirit po nxit paqëndrueshmëri...

Dita e 62-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Reforma Territoriale, qytetarët e Prrenjasit sërish në protestë

“Zvërneci”, Rama takon banorët: Në Shqipëri nëse shitet ose jo prona private, këtë e vendos pronari, jo qeveria

5 Qershor 18:07

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të premte një bashkëbisedim me banorët e Zvërnecit, për të sqaruar se çfarë po ndodh në të vërtetë.

Rama theksoi se ai në asnjë moment nuk është shprehur se prona është e trashëgimtarëve, por pronë e kthyer “den baba den”.

Ai theksoi se ajo që po ndodh në Zvërnec është një çështje mes privatit dhe investitorit; qeveria nuk është pjesë e marrëveshjes.

Sipas Ramës, nëse prona private në Shqipëri shitet apo jo, kjo i takon privatit dhe investitorit, jo qeverisë.

“Unë jam shumë i kujdesshëm për fjalën, unë kam thënë që prona është kthyer ‘den baba den’. Prona nuk është kthyer nga kjo qeveri. Pronat e kthyera janë prona të trashëguara, kështu funksionon ligji. A ka kthime të gabuara, këtë nuk e vendos unë, as hipoteka, as qeveria, as agjencitë; këtë e vendos vetëm gjykata.

Unë nuk përfaqësoj pronarët. Unë nuk kam takuar kurrë asnjë nga pronarët që përfliten. Unë nuk e kam idenë fare, hiç fare, për çfarë marrëveshjeje kanë bërë investitorët me pronarët; është një çështje private.

Kur ka dalë për herë të parë shprehja e interesit të familjes së presidentit të SHBA për Shqipërinë dhe kur është folur për Sazanin dhe Zvërnecin, e kam thënë qartë që Sazani është çështje e qeverisë shqiptare sa i takon marrëveshjes, ndërsa pjesa përballë Sazanit është një çështje pronarësh privatë. Pronarët privatë merren vesh privatisht.

Kështu që Shqipëria shitet apo nuk shitet te prona private e vendosin pronarët, as qeveritë e as protestuesit. Pjesa tjetër është siç ka vijuar.

Pra, kur Agjencia përkatëse që merret me lejet apo masterplanet merr një shprehje interesi, kërkon hipotekën për të parë nëse ke apo s’ke marrëveshje me pronarët që figurojnë në hipotekë. Ka pretendues në Shqipëri sa të duash që nuk i kanë pronat në hipotekë.

Veprimtaria e agjencisë është të verifikojë çfarë është paraqitur apo nuk është paraqitur në hipotekë. Për sa kohë ajo tokë është blerë nga investitorët, ajo është tokë e investitorëve ligjërisht.

Tani, pjesa tjetër, a është e pronarit apo nuk është e pronarit, në këtë rast për një subjekt nga disa që kanë bërë shitjen e pronës, ka rezultuar se ka një hetim për subjektin prej disa kohësh dhe për këtë arsye është bllokuar fondi që kanë paguar investitorët. Por transaksioni ka ndodhur.

Kjo do të thotë që fakti që ka pasur një hetim mund të jetë pozitiv për këdo që mund të fitojë me gjykatë pronën. Hetimi nuk zhvillohet për investitorin, as për projektin, por për një person që ka shitur pronën.

Për këtë arsye SPAK ka marrë të gjitha të dhënat nga Agjencia e Pastrimit të Parave dhe ka bërë verifikimin e investitorëve; SPAK ka çuar transaksionin te llogaria e noterit deri sa të sqarohet pozicioni i individit me drejtësinë.

Nëse ju merrni vendimin nga gjykata që jeni pronarë, ju do të keni akses dhe do të merrni paratë“, tha Rama.

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Banoret Prona rama Vizion Plus zverneci

Nga e njëjta kategori

Reforma Territoriale, edhe banorët e Memaliajt dhe Libohovës në protestë

më shumë...

Dita e 62-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

më shumë...

Reforma Territoriale, qytetarët e Prrenjasit sërish në protestë

më shumë...

Reforma Territoriale, edhe banorët e Divjakës kundër

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:40

Zelensky: Konflikti me Iranin lidhet me luftën...

10:26

Nëse doni të kujdeseni për zemrën, ekspertët...

10:17

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda!...

10:11

Pas hyrjes së emigrantëve në Ceuta, Franca...

10:09

Policia monitoron zhurmat në territor, Lamallari: Kush...

9:45

Reforma Territoriale, edhe banorët e Memaliajt dhe...

9:40

Këto 5 momente mund të jenë fillimi...

9:25

FIFA i përgjigjet UEFA-s: Nuk po shesim...

9:25

Rrëzohet një avion F-35 pranë bazës ajrore...

9:09

Shefi i OKB: Konflikti i Gjirit po...

8:51

Dita e 62-të e protestës, qytetarët mblidhen...

8:46

Reforma Territoriale, qytetarët e Prrenjasit sërish në...

8:45

Tepelenë/ Të shtëna me armë dhe dhunë...

8:43

Reforma Territoriale, edhe banorët e Divjakës kundër

8:19

Paralajmëron Trump: Do ta godasim Iranin “shumë...

8:01

Kundër Reformës Territoriale! Qytetarët e Dimalit në...

7:48

Pasi i vranë babanë, Gjykata urdhëron edhe...

7:36

Tirana Central Park, një adresë e re...

7:19

49 mijë maroken në Ceuta, Italia pezullon...

6:49

Dasma e Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez...

Më të klikuarat

  • Skena filmi në plazhin e Siçilisë, çanta me 700,000 euro del...
  • Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti...
  • Aksident i rëndë në Kretë, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
  • Aksidentohet “Cekja” i Beratit, përplaset me klerikun në Gji...
  • Forcat e Armatosura pajisen me 40 mjetet e para taktike “Mad...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.