E martë, 29 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Avokati i Metës: Vendimi për ish-presidentin pas kafazit të xhamtë, i turpshëm!

Avokati i ish-presidentit, Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme që e detyron klientin e tij të qëndrojë në “kafazin e xhamtë” gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor.

Në një prononcim për mediat, Cakrani e cilësoi këtë vendim si “të turpshëm” dhe tha se ai dëmton imazhin e drejtësisë shqiptare.

Reklamë

Kujtim Cakrani: Ky është një nga ato vendime që e turpërojnë gjykatën. Ne e bëmë kërkesën tonë dhe gjykata e rrëzoi, duke iu referuar rasteve të një ukrainasi dhe një rusi. Ukrainasi akuzohej për 43 vrasje, ndërsa rusi për cenim të rendit kushtetues. Krahasimi i rastit të Metës me këto dy raste është i papranueshëm dhe bie ndesh me standardet e drejtësisë. Gjykata, nëse krahason Metën me dy terroristë, atëherë problemi është i gjykatës. Më vjen turp që një gjykatë shqiptare me formim amerikan i referohet vendimeve të Rusisë.

Ndërkohë GJKKO vendosi që shqyrtimi i çështjes të vijojë më 18 qershor, në orën 10:00.

Në seancën e sotme u pranua vetëm kërkesa për aksesimin e provave digjitale, ndërsa Meta mbajti një qëndrim kritik ndaj organit të akuzës, duke pretenduar fshehje provash dhe mospërputhje në hetimet e zhvilluara ndaj tij.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë