Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 September 2026
Vizion fokus

Mbappe me dopietë, Real Madrid shkatërron Rayo Vallecanon 

Dita e 105-të e protestës, qytetarët vijojnë të qëndrojnë...

Shpërthimi me tritol në Shkodër, policia jep detaje mbi...

Terrorizuan Gjermaninë, identifikohen autorët

Tronditet Shkodra, shpërthen tritoli në afërsi të Bashkisë

“Territorialja”, Rama: Bashkimi i Vlorës me Selenicën sjell më...

Aksident në Orikum, makinat përplasen kokë më kokë

Teuta nuk ndalet, mund Vorën dhe merr kreun e...

Protesta kundër Muzeut të Hebrenjve, reagon PD dega Vlorë:...

Ju kujtohet ish-sulmuesi i Milanit? Ja ku ka përfunduar...

Miqësorja me Luksemburgun, Hysaj ka një mesazh për Dakun, Brojën dhe Mehmetin

5 Qershor 17:44

Elseid Hysaj ka folur në prag të takimit që Shqipëria do të luajë me Luksemburgun. Nëse aktivizohet, mbrojtësi do e ketë ndeshjen e 100-të si kuqezi.

“Ka shumë kohë që nuk ka skuadra të lehta. Të gjitha luajnë mirë në futboll, dhe kush nuk ka emra janë fuqizuar dhe duhet të kemi kujdes. Kemi punuar me video. Me ndihmën e trajnerit tonë do sistemojmë 2-3 gjëra që nuk funksionuan në ndeshjen e kaluar. Dhe shpresojmë të shënojmë.

Në fushë jemi të gjithë njësoj, 11 kundër 11. Nuk është e thënë se Italia fiton lehtë me Luksemburgun ose Shqipëria. Kanë lojtarë me kualitet dhe janë të përqëndruar, ne duhet të jemi 120% më shumë të përqëndruar se ata, për të fituar ndeshjen.

Ambienti është shumë mirë. Trajneri ka pak kohë që ka ardhur. Është trajner pozitiv që të jep energji të mirë, do të na mësojë lojë të re dhe më agresive. Është më e mirë nëse hy në fushë. Ambienti shumë mirë, çunat të gjithë gati. Ndeshja e kaluar shkoi keq, por mendoj se kemi bërë ndeshje të mirë. Nuk arritëm të shënojmë dhe futbolli kështu është. Duhet sigurisht të analizojmë dhe gabimet që kemi bërë. Po ta dimë që kemi bërë dhe gjëra pozitive. Stadiumi uroj të jetë plot, ne vijmë pak herë në kombëtare dhe ato herë dua ta shoh me tifozë. Të shoh ngjyrat kuqezi. Shpresoj këtë ndeshje të vijnë shumë tifozë sepse na ndihmojnë, si ne dhe kombit.

Nuk duhet kohë e gjatë sepse jemi profesionista. Jemi me eksperiencë, ka dhe të rinj. Duhet të ambientohemi me të rinj. Kombëtarja kështu është. Jemi të zgjuar dhe profesionistë, të kuptojmë çfarë kërkon trajneri. Trajneri po na kupton dhe neve, duhet të njohë karakteristikat e lojtarëve që ka.

Nga mënyra si luajtëm, ne kishim shumë raste. Gabimet para portës janë pjesë e lojës. Një sulmues mund të bëjë gol nga 50 metra, si dhe të gabojë 1 metër afër portës. Duhet të jemi pozitiv, me këtë trajner do kemi shumë raste për shënim, thjesht duhet që sulmuesit të lirohen nga presioni që kanë. Broja, Mehmeti, Daku dhe të tjerë kush do luajë, ta dinë se mbështetjen tonë e kanë afër.

Kohë nuk është se kemi shumë. Duhet ta ekuilibrojmë këtë ardhjen e trajnerit të ri dhe ikjen e tjetrit. Nga një modul kemi kaluar me tjetrin. Besoj te zgjedhja e trajnerit dhe forca e ekipit. Ëndërroj të kualifikohemi në Europian dhe të fitojmë Ligën e Kombeve.

Besoj është personale e çdo lojtarit. Unë për shembull nuk më ndryshon që një trajneri të flasë se në lojë je i përqëndruar. Nëse do të flasë, do flasë. Ne kemi topin në këmbë në fushë dhe duhet ta analizojmë ndeshjen nga brenda.

Shpresoj të luaj, këtë e di trajneri. Ëndërr për mua dhe krenari nëse arrij ndeshjen e 100-të. Që i vogël kam pas ëndërr të luaj me Kombëtaren, jo më që të luaj 100 ndeshje”, u shpreh Hysaj.

Posted Under:
Anash Sport
Tagged:
Luksemburgu Miqesorja Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Mbappe me dopietë, Real Madrid shkatërron Rayo Vallecanon 

më shumë...

Vetëvendosja merr vendimin për të votuar Çitakun dhe Shalën në seancën e së dielës

më shumë...

Dita e 105-të e protestës, qytetarët vijojnë të qëndrojnë përballë Kryeministrisë! Një pjesë e protestuesve vijojnë marshimin në rrugë

më shumë...

Shpërthimi me tritol në Shkodër, policia jep detaje mbi ngjarjen

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:16

Mbappe me dopietë, Real Madrid shkatërron Rayo...

10:53

Vetëvendosja merr vendimin për të votuar Çitakun...

10:47

Dita e 105-të e protestës, qytetarët vijojnë...

10:27

Shpërthimi me tritol në Shkodër, policia jep...

10:21

Terrorizuan Gjermaninë, identifikohen autorët

10:02

Tronditet Shkodra, shpërthen tritoli në afërsi të...

9:58

“Territorialja”, Rama: Bashkimi i Vlorës me Selenicën...

9:34

Aksident në Orikum, makinat përplasen kokë më...

9:08

Teuta nuk ndalet, mund Vorën dhe merr...

8:57

Protesta kundër Muzeut të Hebrenjve, reagon PD...

8:39

Ju kujtohet ish-sulmuesi i Milanit? Ja ku...

8:34

Pse gërhitja e partnerit mund të ndikojë...

8:08

Barazim spektakolar mes Lazios e Milanit

7:57

Pabarazia e pensioneve në Gjermani, mes lindjes...

7:40

U “zhduk” para syve të policisë, dalin...

7:26

Gjykatësi amerikan: Trump ka shkelur ligjin me...

7:20

Zelensky shpreh gatishmërinë për tu takuar me...

6:59

Gjykata e Vlorës i jep fund bojkotit:...

6:51

Aksident në Selenicë, makina del nga rruga...

6:17

Gjashtë gola dhe spektakël, Dinamo feston në...

Më të klikuarat

  • Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me...
  • Arratisje si në filma në Greqi, “policët” e rremë i zënë pri...
  • Viktima Erald Xhejo Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Pirg, dënohet me 12 vite b...
  • Atentat, djegie makinash e trafik droge, kush është Gentian...
  • Arratisja e shqiptarit nga burgu grek, makina e bashkëpunëto...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.