Presidenti amerikan Xho Bajdën shpalli emërimet kryesore të administratës së tij, në sigurinë kombëtare. Në listën e gjashtë të nominuarve, i dyti radhitet ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, i cili aktualisht kryeson trupin diplomatik në Republikën e Kirgistanit.
Lu pritet të marrë një post të rëndësishëm, si ndihmës sekretar i Shtetit për Çështjet e Azisë Jugore dhe Qendrore.
Ky pozicion në Departamentin amerikan të Shtetit, ka qenë vakant që nga fillimi i administratës së mëparshme të ish presidentit Trump.
Donald Lu është anëtar i karrierës në shërbimin e jashtëm. Gjatë karrierës së tij ai ka pasur poste në Indi, Azerbajxhan, Gjeorgji dhe Pakistan. Me postin e ri ai do të ketë një rol kryesor në formësimin e politikës së SHBA për një portofol që përmban Afganistanin, Indinë dhe Pakistanin.