E mërkurë, 7 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Komiteti i Jashtëm pro Eric Wendt, miratohet me 19 vota emërimi i tij si ambasador i SHBA në Shqipëri

Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit Amerikan, konfirmoi me 19 vota pro, emërimin e ish-gjeneralit të forcave amerikane Eric Wendt si ambasador në Tiranë.

Vendimi i hap rrugë rrugë miratimit në Senat për të emëruar Erik Wendt si përfaqësuesin e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë.

Reklamë

Pak kohë më parë, gjatë prezantimit në Komitetin e Jashtëm, Wendt theksoi se prioritetet e tij në Tiranë do të përfshinin luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimin e partneritetit ushtarak mes dy vendeve, sigurinë kibernetike dhe krijimin e një mjedisi më të favorshëm për investimet amerikane.

Gjatë karrierës së tij si ushtarak, Erik Uendt ka komanduar të gjitha forcat e operacioneve speciale të caktuara për NATO-n dhe ka punuar në Shqipëri me drejtues të mbrojtjes dhe ushtarakë të lartë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë