Procesi i dezinsektimit vijon në të gjithë vendin sipas hartës së zonave turistike dhe urbane të përcaktuara nga ekipi epidemiologjik, me qëllim uljen e dendësisë së mushkonjave dhe garantimin e një sezoni veror më të sigurt për qytetarët dhe turistët.
“Një ndërhyrje e koordinuar për mbrojtjen e shëndetit publik dhe për një verë më të sigurt për të gjithë. Procesi i dezinsektimit është shumë i rëndësishëm që synon të ulë dendësinë e mushkonjave në vendin tonë në zonat bregdetare dhe urbane, shumë i rëndësishëm për të eleminuar këto larva por nuk dëmton shëndetin e njerëzve. Ky proces dezinfektimi kryhet në zonat urbane dhe bregdetare. Në zonën e Shkodrës, Lezhës, Durrësit, Kavajës dhe në rajonin e Vlorës.”
Sipas drejtoreshës së ISHP Dorina Toçi, trajtimet në parqe, laguna, pellgje dhe kanale përsëriten çdo dy javë, ndërsa në bodrume dhe puseta çdo katër javë. Procesi nis në muajt prill-maj dhe përfundon në shtator-tetor të çdo viti.
“Pas procesit të vlerësimit entomologjik të tyre fillon procesi i trajtimit të larvave dhe procesi vlerëson habiutatet që do të trajtohen dhe janë habitate, parqe, laguna, pellgje, kanale, bodrume dhe puseta. Procesi i trajtimit është i ndryshëm. Ka sistematicitet. Për habitatet, parqet, lagunat, pellgje dhe kanale ky proces përsëritet çdo dy javë, ndërkohë që për habitate, bodrume dhe puseta ky process përsëritet çdo katër javë. Ky process fillon në periudhën prill-maj dhe përfundon në periudhën shtator-tetor të çdo vit. Aktualisht për zonën e Spillesë janë vlerësuar rreth 10 hektarë për tu trajtuar që janë parqe laguna kanale pellgje bodrume dhe puseta.”
Autoritetet theksojnë se bashkëpunimi me bashkitë dhe strukturat lokale mbetet kyç për suksesin e këtij procesi në mbrojtje të shëndetit publik.




