Vizion Plus zbardhi dokumentin e marrëveshjes mes përfaqësuesve të Këshillit Politik për reformën zgjedhore.

Në dokument thuhet se qeveria ka marrë përsipër të sigurojë zbatimin e teknologjisë në zgjedhjet e vitit 2021 ( identifikimi elektronik).

Po ashtu ngarkohet një komisioner ( që do të jetë përfaqësues ndërkombëtar) për të ndjekur dhe monitoruar nga afër procesin e identifikimit biometric.

KQZ do të riformatohet së bashku me Kolegjin Zgjedhor, seicili nga këto institucione do të ketë nga pesë anëtarë. Kryetari i KQZ do të zgjidhet me consensus ndërsa nënkryetari I takon opozitës.

Komisionet Zgjedhore Zonale nuk do te kene ndryshim nga zgjedhjetg e kaluara.

Pervec KQZ, ankimimet dhe problematika e zgjedhjeve do te shqyrtohet nga Kolegji Zgjedhor dhe apelimet do te mbyllen ketu pa pasur mundesi qe te shkojne ne Gjykaten Kushtetuese.

Per pjesen e depolitizimit nuk pati marreveshje por u ra dakort qe te punohet per zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare pasi te mbyllet procesi i vitit 2021.

Nderkohe per propozimin e opozites parlamentare per ndryshimin e sistemit zgjedhor nuk ka pasur konsensus.

Keshilli Politik do tge vijoje te diskutoje ne mbledhje te tjera edhe disa problematika te evidentuara qartasi zgjedhje pas zgjedhje nga OSBE-ODIHR ne menyre qe te gjenden zgjidhjet e duhura ( blerja e votes, presionet ndaj administrates, manpulimi dhe falsifikimi ij rezultateve zgjedhore, perfshirja e grupeve kriminale ne fushate elektorale etj).

Dokumenti i marreveshjes qe eshte hartuarf ne gjuhen angleze, eshte firmosur nga te katert anetarer e keshillit politik, Gjiknuri, Bylykbashi, Vasili dhe Hajdari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *