Subscribe

Kampet politike janë ende larg arritjes se konsensusit per reformën ne drejtësi; por nëse ka nje gjë qe i bashkon deri me tani është dakordesia për strukturën anti-korrupsion. Ekspertet amerikane dhe te Bashkimit Europian kane përvijuar kuadrin ligjor mbi te cilin do te ngrihen strukturat e reja. Ekspertet propozojnë qe struktura e prokurorisë te jete përgjegjëse per hetimin e zyrtareve te larte përfshi edhe deputetet dhe asnjë person nuk duhet te kete mundësi te ndërhyje. Drejtuesi i Prokurorisë se Posaçme, do te zgjidhet e shkarkohet nga Këshilli i Larte i Prokurorisë e do te japë llogari para ketij institucioni. Kjo zgjidhje është e nevojshme per shkak edhe te dështimit te modelit te prokurorit te përgjithshëm deri tani.

“Për momentin, Prokurori i Përgjithshëm, i cili duhet të hetojë edhe në ngarkim të anëtarëve të Parlamentit, zgjidhet, i rinovohet mandati dhe largohet nga detyra nga Parlamenti. Ky nuk ka qenë një mekanizëm i efektshëm dhe ruan ndikim politik. Çdo sistem i zgjedhur duhet të pakësojë ndikimin politik”.

Sipas eksperteve ndërkombëtare nuk është e këshillueshme ngritja sa me shpejt e Byrosë Kombëtare te Hetimit dhe me nje llogari te thjeshte Byroja, nuk do te mund te ngrihet këtë vit.

“Prokurorët e SPAK-ut dhe Drejtuesi i tyre zgjidhen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Anëtarët e Këshillit duhet fillimisht të vlerësohen, të kalojnë verifikimet paraprake dhe të zgjidhen. Ky organ nuk ekziston sot. Kjo procedurë shmang ndërhyrjen politike dhe garanton një kryeprokuror të ri i cili është sa më i pavarur që të jetë e mundur. Për më tepër, agjentët e BKH-së duhet të verifikohen dhe të përzgjidhen, gjë që do të kërkojë kohë (mbase tre muaj). Pastaj planifikohet që ata të trajnohen nga FBI-ja jashtë Shqipërisë. Procesi i trajnimit do të zgjasë të paktën gjashtë muaj.”

Prokuroria e Posaçme, Byroja dhe procesi i kontrollit te gjyqtareve e prokuroreve përbejnë ate pjese te reformës per te cilat palët kane rene tashme dakord. Ajo qe ende i ndan është mënyra si zgjidhen anëtaret e institucioneve te drejtësisë, per te cilën eksperte e kane beret e qarte se është vendim politik.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *