Gjykata e Krimeve të Rënda dëgjoi sot dëshminë e Denis Shtrazës, i akuzuar për rrëmbimin e vrasjen e gazmend Çollakut në Durrës, një vit më parë. Gjatë fjalës së tij, Shtraza mohoi të ketë dijeni mbi rrëmbimin e vrasjen e Gazmend Çollakut. Ai tha se viktimën e kishte pasur shok dhome në burg në vitin 2013. Shtraza sqaroi se ata kishin mbajtur miqësi ne burg, meqe ishin te dy djem nga Durrësi, madje  agjëronin se bashku edhe gjate muajit te Ramazanit. Në kohën e zhdukjes së tij, Shtraza tha se ka qenë në Tiranë nën shoqërinë e një vajze me emrin Marsela. Ai u shpreh se ditën e rrëmbimit ishte në Durrës dhe në mesditë kishte udhëtuar nga qyteti  bregdetar me furgon, drejt Tiranës, dhe se me pas ishte takuar me një vajzë në afërsi të 21 dhjetorit. Në po të njëjtin lokal rastësisht kishte takuar dhe Ervin Dalipajn. Denis Shtraza nuk pranoi të thotë gjeneralitetet e plota të vajzës, pasi u shpreh se ka frikë se mos pëson të njëjtin fat si Ervin Dalipaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *