Një gjykatë gjermane dënoi me dhjetë vjet e gjysmë burgim një predikues irakian, udhëheqës i grupit militant Shteti Islamik në Gjermani.

 

Ahmad Abdulaziz Abdullah u dënua për drejtimin e një rrjeti xhihadist, që radikalizoi të rinjtë në Evropë dhe i ndihmoi ata të udhëtonin në Irak dhe Siri.

 

Sipas prokurorisë 37-vjeçari  ka qenë anëtar i një organizate të huaj terroriste dhe ka ndihmuar në përgatitjen e akteve të dhunshme dhe në financimin e terrorizmit.

Abdullah në vitin  2001 kërkoi azil në gjermani dhe me pas u be predikues në një xhami në qytetin Hildesheim, e cila u bë e njohur për tërheqjen e islamikëve ekstremiste. Xhamia u mbyll nga autoritetet ne vitin 2017.

 

37 -vjeçari akuzohet se ka rekrutuar  dy vëllezër gjermanë që kryen një sulm vetëvrasës në Irak në 2015. Ai gjithashtu akuzohet për radikalizmin e të paktën një prej tre adoleshentëve që në 2019 hodhën bomba ne një tempull në Gjermani.

 

Abdullah  u arrestua pas një hetimi të gjatë në  vitin 2016.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *