Subscribe

Retorika antikomuniste nuk është e re ne skenën politike shqiptare dhe me fillimin e parlamentit te ri demokratet kane premtuar hartimin e nje kuadri ligjor, i cili se pari dënon përdorimin e simboleve te komunizmit dhe se dyti, personat qe kane kryer krime gjate diktaturës. Po pse kjo teze përsëritet edhe pas 27 viteve.

 

“Në Gjermaninë demokratike të pasluftës së dytë botërore do të ishte e pamundur që ish-ministra apo familjarë të hierarkisë së nazizmit të merrnin poste drejtuese, qoftë dhe 27 vite pas rënies së nazizmit. Kjo ndodh në Shqipëri për një arsye shumë të thjeshtë. Gjermania e bëri denazistizimin, Shqipëria nuk e bëri dekomunistizimin.”

 

Ajo qe kërkon Partia Demokratike është individualizimi i përgjegjësisë per ata qe kane vrare njerëz gjate regjimit komunist, dhe kjo nuk ka te beje thjesht me hapjen e dosjeve

 

“Jo, duhet t’i shkojmë rastit një për një. Atë që bënte Simon Vizental që i shkonte me dosje individuale çdo krimineli nazist… e kërkonte, dokumentonte e ia çonte prokurorisë. Atë që kanë bërë gjithë shtetet demokratike. Në Rumani një 90-vjeçar u dënua për krime kundër njerëzimit si kriminel i komunizmit.”

 

Sipas Bylykbashit ndjekja penale per këto lloj krimesh nuk mund te pushoje asnjëherë, sepse interesi publik kërkon pastrimin e ndërgjegjes dhe per te realizuar kete nuk ka nevoje për shume legjislacion te ri.

 

“Kodi Penal ka një dispozitë specifike jo vetëm për genocidin, por dhe për krimet kundër njerëzimit dhe ajo dispozitë vetëm pret që të furnizohet me rastin konkret përpara gjykatës. Pret që dikush, jo vetëm individ, por dhe institucion, por dhe parti apo qoftë dhe organizatë, ta bëjë gati dosjen për x apo y kriminel të kohës së komunizmit dhe ta çojë atje.”

 

Demokratet kane ngritur nje grup pune per te hartuar nje kuadër ligjor, i cili dënon me burg përdorimin e simbolikes se komunizmit, si dhe ben te mundur dënimin e personave qe kane kryer krime gjate diktaturës komuniste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *