Ndërkohë për shkak të rënies së zjarrit në fabrikën e riciklimit në Kashar, dy zona të kryeqytetit kanë mbetur pa energji elektrike.

 

Operatori i shpërndarjes së energjisë njofton se si pasojë e flakëve, është djegur një pjesë e linjës që furnizon zonën e unazës së re dhe atë te Mëzezit. OSHEE bën me dije se grupet e punës ndodhen në terren për marrjen e masave dhe rikthimin e energjisë elektrike.

 

Ndërkohë raportohet se një kabinë është djegur plotësisht. Ne këto kushte janë stakuar dy fidera për te shmangur dëmtimet e mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *