Tërmeti që goditi vendin tonë pasditën e kësaj të shtune ka shkaktuar dëme edhe në Qarkun Dibër. Nga raportimet paraprake të emergjencave civile në katër bashkitë e qarkut, disa banesa janë dëmtuar.

 

Nga 4 banesa të raportuara në bashkinë Klos, njëra prej tyre në fshatin Mali i Lezit nje ne Gurrë është raportuar si e shembur totalisht, ndërsa familjarët mësohet se janë strehuar sonte tek të afërmit e tyre.

 

Dëme në banesa janë raportuar edhe në Bashkinë e Dibrës, Bulqizës dhe Matit, por denoncimet e banorëve nuk janë verifikuar ende nga specialistët e emergjencave civile.

 

Mes raportimeve për dëme në Bashkinë e Matit është edhe një shkollë në fshatin Frankth.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *