Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
27 June 2026
Vizion fokus

Bilanc katastrofik në Venezuelë, 920 viktima dhe mbi 50...

E përqafoi për ta shpëtuar, por nuk ia doli...

Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari qëllon me...

Trump: Irani shkeli armëpushimin, lëshoi dronë dhe goditi anije...

Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës: S’ka betonizim,...

Marijuanë, kokainë dhe hashash, arrestohet shqiptari në Itali! Në...

Tërmetet në Venezuelë, shkon në 589 numri i viktimave,...

“Shqipëria është më mirë se kurrë”, Gonxhja flet për...

Avioni përplaset me rrokaqiellin më të lartë të Pekinit...

Irani paralajmëron se kalimi nëpër Hormuz kërkon koordinim me...

Del versioni i ri i aplikacionit “Tirana ime 2.0”, Veliaj: “Teknologjia na jep transparencë; Cilësia e ajrit në Tiranë shumë herë më e mirë sot”

15 Tetor 14:54

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Vodafone Albania kanë prezantuar versionin e ri të aplikacionit “Tirana ime 2.0”, i cili është rikonceptuar për t’iu përshtatur më mirë nevojave të qytetarëve. Ky version sjell një eksperiencë të përmirësuar në përdorimin e aplikacionit, krahas përditësimit dhe ridizenjimit të rubrikave ekzistuese si: Raporto, Paguaj Parkimin, Transporti, Turizimi, Trafiku, Harta e mbjelljeve të pemëve etj.

Në prezantimin e “Tirana Ime 2.0”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se me versionin e ri, çdo informacion do të jetë edhe më lehtësisht i aksesueshëm.

 

“Sot, qyteti ka më shumë dimensione, sesa thjesht mbledhja e plehrave, mbjelljen e pemëve apo një infrastrukturë që nuk funksionon. Qyteti ka dimensione të mëdha turistike sepse këtë vit kemi bumin më të madh turistik që ka parë ndonjëherë Tirana, edhe përpara Covid-19. Ende nuk ka mbaruar viti dhe në aeroportin e Rinasit po i afrohemi shifrës 7 milionë udhëtarë. Ende pa mbaruar viti, por në Tiranë kemi pasur më shumë vizitorë se sa banorë. Ende nuk ka mbaruar viti dhe hotelet e Tiranës jo vetëm janë plot, por edhe AirBnB, ose shërbimet e tjera alternative, po kalojnë çdo lloj kapaciteti. Mbërritja në këtë nivel kërkon gjithashtu që ne të bëjmë një ‘upgrade’ të marrëdhënies tone dhe aplikacioneve tona”, tha ai.

Drejtoresha e përgjithshme e “Vodafone Albania”, Katia Stathaki falenderoi kryebashkiakun Veliaj për vijueshmërinë e bashkëpunimit, për ta bërë Tiranën njësoj si qytetet e tjera të botës në fushën e inovacionit.

“Versioni i dytë i këtij aplikacioni fantastik është rezultat i një përpjekjeje të madhe në skuadër. Ai tregon, si vendosmërinë dhe vullnetin e lidershipit të Tiranës për t’u ofruar qytetarëve të saj shërbime digjitale, ashtu edhe mbështetjen e Vodafone Albania për ta vënë teknologjinë në shërbim të njerëzve. Qytetet e sotme ofrojnë mundësi të panumërta për inovacion dhe transformimin digjital të shoqërisë. Dhe përmes transformimit digjital, ne mund të sigurojmë një të ardhme urbane më të qendrueshme dhe fleksibël, por që përshtatet gjithashtu më lehtësisht me sfidat dhe ndryshimet. Për të krijuar qytete më inteligjente, qeveria dhe administrata duhet të përqafojnë partneritetet publik-privat, e të përdorin të gjithë talentin dhe kapitalin e nevojshëm për t’u përballur me sfidat që na presin. Jam e lumtur dhe entuziaste të vazhdoj bashkëpunimin me liderin vizionar të Bashkisë, për ta ndihmuar këtë të fundit të realizojë këtë vizion dhe të zhvillojë teknologji e shërbime informacioni që i shërbejnë akoma dhe më shumë qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë”, u shpreh ajo.

Ndërkaq, Veliaj tha se nëse dikush do të shohë cilësinë e ajrit në Tiranë, mjaft të hapë aplikacionin dhe e gjen aty, pa patur nevojë për të hapur debate.

 
“Sot ka shumë diskutime për tema të ndryshme që ndodhin në qytet, duke filluar nga cilësia e ajrit, cilësia e jetesës apo çmimi i pronës. Por, sot teknologjia na ka mundësuar disa gjëra që nuk ka më nevojë për debate politike. Fjala vjen, nëse ne kemi një satelit, si Koperniku, që është vendosur në të gjitha aplikacionet e që parashikojnë motin, si për shembull, Il Meteo, tregon se cilësia i ajrit në Tiranë në këtë moment është jeshile, pra mirë. Ambicia ime është të jetë shumë mirë, dhe shkëlqyeshëm, por përsëri është më mirë se sa ajo e kuqja dhe portokallia që gjenim kur erdhëm në këtë administratë, ajo reja e zezë që vinte nga Sharra, apo nga djegia e gëlqeres në Fushë Krujë. Nuk ka nevojë të bëhet më debat. Kjo nuk është punë të majtësh apo të djathtësh. Hap një aplikacion që tregon cilësinë e ajrit dhe mbyllet debati. Po doli me të kuqe, unë duhet të kryqëzohem. Por, po doli me jeshile, do themi: kjo gjë po bëhet mirë, të shikojmë çfarë mund të bëjmë mirë edhe gjëra të tjera”, tha Veliaj.

Që nga lancimi i parë e deri më sot, 39,000 qytetarë kanë raportuar drejtpërsëdrejti problematika përmes aplikacionit “Tirana Ime 2.0”, të cilat janë trajtuar dhe zgjidhur në kohë të shkurtër, duke e bërë aplikacionin kanalin kryesor të komunikimit online.

Posted Under:
Kryesoret Teknologji Vendi
Tagged:
aplikacion Bashkia tirana ime 2.0 Veliaj

Nga e njëjta kategori

Foto ilustruese

Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari qëllon me kallashnikov

më shumë...

Policia e Shtetit shpëton dy turiste holandeze që kishin mbetur në Shpellën e Pëllumbasit

më shumë...

Dita e 27-të e protestës në Tiranë, vijojnë thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Rama

më shumë...

Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës: S’ka betonizim, por projekt rigjenerimi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:26

Bilanc katastrofik në Venezuelë, 920 viktima dhe...

9:57

E përqafoi për ta shpëtuar, por nuk...

Foto ilustruese
9:13

Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari...

9:03

Jo vetëm lavamani, zbuloni vendet ku grumbullohen...

9:00

Policia e Shtetit shpëton dy turiste holandeze...

8:20

Trump: Irani shkeli armëpushimin, lëshoi dronë dhe...

8:08

Dita e 27-të e protestës në Tiranë,...

7:58

AAK ndihmë me kushte Albin Kurtit, mirëpritet...

7:30

Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës:...

7:29

Tensioni i lartë i gjakut? Kardiologët rekomandojnë...

7:16

Marijuanë, kokainë dhe hashash, arrestohet shqiptari në...

6:49

Kosovë/ KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të...

6:09

Tërmetet në Venezuelë, shkon në 589 numri...

5:20

Dyndja drejt Juglindjes “paralizon” qarkullimin, radhë kilometrike...

4:40

“Shqipëria është më mirë se kurrë”, Gonxhja...

4:26

Qeveria miraton 300 kredi të buta për...

4:20

Avioni përplaset me rrokaqiellin më të lartë...

3:42

Irani paralajmëron se kalimi nëpër Hormuz kërkon...

3:09

Tërmet i fortë godet një ishull jugor...

3:07

Shtyhen aplikimet për fermerët, ministri Salla: Edhe...

Më të klikuarat

  • Foto ilustruese Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari qëllon me kallashnik...
  • Tragjedi në SHBA, gjyshja helmoi vajzën e saj dhe katër nipë...
  • E përqafoi për ta shpëtuar, por nuk ia doli të mbijetonte, n...
  • Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës: S’ka betonizim, po...
  • Publikohen notat e Matematikës, mbi 600 maturantë rezultojnë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.