Subscribe

Nga Kuvendi, Flamur Noka sulmoi kryedemokratin Lulzim Basha pas vendimit për të përjashtuar nga grupi disa anëtarë të Komisionit të Rithemelimit.

 

Sipas tij, Komisioni i Rithemelimit të PD është i vetmi organ që merr vendime në këtë parti, ndërsa akuzoi Bashën se është marrë peng nga regjimi i Edi Ramës.

 

Ai i kërkoi kryeparlamentares që të mos e njohë vendimin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, por  dokumentete e dorëzuara nga Komisioni.

 

“E kuptojmë që ju jeni e pafajshme në këtë gjë pasi keni marrë urdhër nga shoqata e bunkerëve e bravave, e kuptoj se ju duhet një shoqatë e tillë sepse në këtë mënyrë ju mendoni se do ta fusni në thes opozitës dhe do të shuani pluralizmin. Deputetët nuk janë peng pavarësisht se ju keni marrë kreun e kësaj shoqate peng. Ju bëj me dije se me shkresën drejtuar juve, Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD, si organ i vetëm nga Kuvendi Kombëtar ka marrë vendime. Është shkarkuar çdo institucion e drejtues të PD-së. Deri me 22 mars PD përfaqësohet vetëm nga ky Komision. Kuvendi mori vendimin edhe për një referendum. Ju ka ardhur shkresa me firmë dhe me vulë. Ju komunikoj se ka vetëm një organ statuor në PD që është Komisioni i Rithemelimit. Pengut mund t’i ndërtoni bunker edhe këtu edhe në Surrel.”

Më tej, Noka debatoi edhe me Taulant Ballën, të cilin e quajti zëdhënës të PD.

“E kuptoj dashurinë për shoqatën e bravave. E kupton çdo demokrat në çdo cep të Kuvendit. S’mund të pranoni që Balla të flasë në emër të grupit të PD. Fyerja më të rëndë nuk ka dhe s’ka për të patur. Nëse pengu autorizon Ballën të flasë në emër të PD, Balla të vazhdojë punën në grupin e tij parlamentar, ne nuk përzihemi. Të bëjë zëdhënësin e shoqatës së bravave, jo të përmendë emrin e grupit parlametnar të PD. Jeni caktuar për të administruar seancën. Ju ka ardhur një shkresë nga Komisioni i Rithemelimit. A mund t’ju thoni sot shqitpavë se pse iu referoheni shoqatës së bravave dhe jo përfaqësisë së Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit. A ju urdhëron kreu i regjimit? A e caktuat që Balla do bëhet zëdhënesi i shoqatës së bravave? Hidhni ato shkresurina në koshin e plehrave, s’mund të përcaktoni ju se kush është demokrat. Nuk e përcaktoni ju dhe Rama demokracinë. Po tregoni se krimi, interesi, bandat dhe pengun po mundoni ta demonstroni çdo ditë, prandaj kujdes.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *