Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas mbërritjes së saj në Athinë, ku po mbahet takimi informal që po zhvillon kryeministri, grek Kyriakos Mitsotakis.

 

Në një shkrim në rrjete sociale, presidentja e KE shprehet e lumtur për këtë takim. Ajo thekson se në fokus është perspektiva e përbashkët europiane e vendeve të Ballkanit.

 

“Ne duhet t’i sjellim miqtë tanë, anëtarët aspirantë të BE-së shumë më afër nesh dhe shumë më shpejt. Gëzohem që jam në Athinë për të diskutuar perspektivën evropiane të fqinjëve dhe partnerëve tanë në Lindje dhe në Ballkanin Perëndimor. Ne do të vazhdojmë të rrëzojmë barrierat midis rajoneve tona”, shkruan presidentja e KE.

 

Shqipëria mungon në darkën informale në Athinë. Presidenti Begaj, i vetmi që mori ftesë nga kryeministri grek, refuzoi pjesëmarrjen duke theksuar se shkak është axhenda e tij. Ndërkohë, kryeministri Rama nuk mori ftesë nga homologu i tij, me të cilin kanë shkëmbyer kritika në distancë për shkak të çështjes ‘Beleri’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *