Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 August 2026
Vizion fokus

Britania e Madhe shpall një paketë të re sanksionesh...

Çfarë ndodhi në takimin sekret? Pezeshkian dëgjoi vetëm zërin...

FSHF tërheq mbështetjen për Infantinon

FIFA kërkon falje: Gabuam! Infantino përpiqet të rregullojë imazhin...

Daku, milioner tek Spartak Moskë, sulmuesi kuqezi firmos tek...

Irani dhe Omani drejt marrëveshjes, rregulla të reja për...

PD çon hartën e PS në Kushtetuese, Boçi: Qytetarët...

Ministria e Mbrojtjes u përgjigjet akuzave të opozitës: Ja...

Richard Grenell zgjedh rivierën shqiptare për pushime, publikon pamje...

Drafti për shkrirjen e bashkive, PD udhëzon këshilltarët: Bashkëpunoni...

Çuçi: Bashkitë do të jenë përfituesit kryesorë të programit “1 miliard për rindërtim”

22 Shkurt 19:36

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Blendi Çuçi deklaron se bashkitë do të jenë përfituesit kryesorë të programit “1 miliard për rindërtim”, bërë publik pak ditë më parë nga qeveria.

 

Ministri Çuçi thotë se programi “1 miliardë për rindërtim” është më i madhi i investimeve i hartuar nga qeveritë shqiptare deri më sot. “Përveç vlerës së programit, veçoria e tij është edhe mënyra innovative e ndërtimit të partneritetit midis qeverisë dhe biznesit privat. Ky partneritet ka një vlerë të shtuar në drejtim të afateve të përshpejtuara të realizimit të investimeve çka e bën këtë program një instrument mjaft rezultativ dhe dobiprurës për qytetarët dhe qeverisjen vendore në vendin tonë”, u shpreh ministri.

 

Bashkitë, thotë Çuçi, do të jenë përfituesi kryesor i këtij programi nëpërmjet financimit të projekteve të tyre të punëve publike si psh. në shkolla, kopshte, çerdhe, rrugë, ujësjellësa apo projekte të tjera me rëndësi të madhe për publikun. Kjo, sipas tij, është një ndihmë e madhe për bashkitë pas reformës territoriale dhe një shprehje e qartë e vullnetit të qeverisë për t’i ndihmuar ato në konsolidimin e shërbimeve që ato ofrojnë ndaj qytetarëve.

 

Ministri i Çështjeve Vendore, shprehet se janë përcaktuar blloqet e investimeve, pra sa investime në infrastrukturën kombëtare rrugore, atë turistike e rurale, rikonstruksionin e shkollave, qendrave shëndetësore.

 

“Do të ketë ndërtime të shkollave të reja, të qendrave të reja spitalore, do të ndërtohen disa vepra shumë të rëndësishme në infrastrukturë, që do t’i shërbejnë qarkullimit në nivel kombëtar, turizmit dhe ekonomisë rurale në zonat e zhvillimit të bujqësisë”, thekson ai.

 

Një prej investimeve më të mëdha që ministri Çuçi veçon në sektorin e infrastrukturës rrugore dhe që është projekti i parë, i cili përfshihet në këtë program, është “Rruga e Arbrit”, për të cilën ai bën të ditur se kanë nisur procedurat .

 

“Pra për qeverisjen vendore janë përcaktuar blloqet e investimeve dhe më pas investimet konkrete mbeten në dorë të bashkive dhe strukturave vendore”, deklaron ministri.

 

Synojmë. vijon ministri, që të ndërtojmë dhe rindërtojmë afro 150 shkolla në gjithë Shqipërinë, (20 shkolla të reja do ndërtohen vetëm në kryeqytet), përfshirë dhe 6 shkolla ekselence të reja për arsimin profesional,” shprehet ministri Çuçi.

 

“Synojmë që me këtë projekt të zgjidhin probleme të mëdha të infrastrukturës rrugore nacionale, prandaj projekti do të përfshijë investime në infrastrukturë në qytete si Gjirokastra, Berati e Vlora, apo edhe në zonën e Thethit. Sa i përket sektorit të shëndetësisë, është parashikuar ndërtimi i një spitali ekselence, rajonal, në Fier dhe 10 qendrave shëndetësore ekselence në gjithë territorin e vendit”, deklaroi ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Blendi Çuçi .

 

Ndërsa lidhur me ecurinë e procesit të decentralizimit të financave publike, Z. Çuçi thotë se nëse ka një fushë ku efekti i reformës territoriale është i prekshëm është pikërisht në decentralizimin e financave publike.

 

“Që në vitin e parë të mandatit të kësaj qeverie, kemi dyfishuar fondin e investimeve për qeverisjen vendore duke e çuar atë në 100 milionë dollarë. Grantin e pakushtëzuar që qeveria ja transferon buxhetit vendor e gjetëm në 2,1% të GDP në 2013 dhe e kemi çuar në 3,1% të GDP-së.”, deklaroi ministri.

 

Pas reformës territoriale, sipas ministrit Çuçi, performanca fiskale e bashkive është rritur me 30%, çka do të thotë se bashkitë në vitin 2016 kanë mbledhur 30% më shumë taksa se në vitin 2015, duke marrë parasysh që në vitin 2016 taksa e biznesit të vogël u bë “0”, pra pavarësisht uljes së taksave, bashkitë kanë arritur të mbledhin më shumë para nga taksat lokale që do të thotë rritje të performancës fiskale. “Ky ka qenë edhe një nga objektivat kryesor të reformës territoriale çka është arritur në një kohë shumë të shpejt”, shprehet ai.

 

Gjithashtu brenda vitit 2017, ministri Çuçi bën të ditur se do të miratohet ligji i parë integral i financave vendore që do të rrisë edhe më tej autonominë dhe buxhetet e bashkive tona.

Posted Under:
Ekonomi
Tagged:
blendi cuci Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore Rruga e Arbrit

Nga e njëjta kategori

Rivlerësimi i pronës me taksë 5%, Tatimet: Deri në korrik u kursyen 120.5 milionë euro nga tatimpaguesit

më shumë...

Tkurret biznesi i vogël në Shkodër, sindikatat: Ka rënë fuqia blerëse, është rritur barra fiskale

më shumë...

Skadon sot afati për kompensimin e naftës, Shoqatat kërkesë qeverisë: Zgjateni mbështetjen me 3 muaj!

më shumë...

Rritje e madhe e çmimit të naftës, shkon në 214 lekë për litër, në bursat ndërkombëtare është ulur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

5:44

Britania e Madhe shpall një paketë të...

5:32

Parashikimi i motit për ditën e premte

5:19

Çfarë ndodhi në takimin sekret? Pezeshkian dëgjoi...

4:49

Humbi ndjenjat gjatë punës në një kantier...

4:45

KLP emëron Edmond Kaloshin në krye të...

4:34

FSHF tërheq mbështetjen për Infantinon

4:13

Lamallari dhe Hita në Himarë: Forcojmë bashkëpunimin...

3:35

Aksident i trefishtë në aksin Sarandë-Ksamil, dy...

3:21

FIFA kërkon falje: Gabuam! Infantino përpiqet të...

3:11

Daku, milioner tek Spartak Moskë, sulmuesi kuqezi...

2:59

Irani dhe Omani drejt marrëveshjes, rregulla të...

2:57

“Zbrazen” fshatrat në Malësi të Madhe, shkaqet...

2:49

PD çon hartën e PS në Kushtetuese,...

2:46

Ministria e Mbrojtjes u përgjigjet akuzave të...

2:32

Richard Grenell zgjedh rivierën shqiptare për pushime,...

2:29

Drafti për shkrirjen e bashkive, PD udhëzon...

2:20

I dënuar me 11 vite burg, arrestohet...

2:15

Provimi i pranimit në mjekësi, maturantët duhet...

2:14

Presidenti Begaj nga Ulqini: Gjuha shqipe ruhet...

2:11

Çfarë duhet të bëni nëse ju kafshon...

Më të klikuarat

  • Tmerr në Greqi/ 41-vjeçari shqiptar p*rdhunoi sistematikisht...
  • “Mos trego se do të të vras familjarët”, pasi e p*rdhunonte...
  • Presidenti i Iranit: Komunikimi me liderin suprem Khamenei ë...
  • Shkuan të vidhnin telat elektrikë, hajdutin e zë korenti, dy...
  • Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar (E...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.