Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në rrugën nacionale Sarandë- Ksamil, në afërsi të vendit të quajtur Manastir.
Tre automjete janë përplasur me njera tjetrën. Nga përplasja pati të plagosur.
Menjëherë ka shkuar në vend ambulanca dhe sherbimet policore. Në urgjencën e Sarandës kanë shkuar dy të plagosur nga aksidenti.
Ata janë dy të huaj, Jove Pibrall Jove 24 vjeç dhe Catia Picac 37 vjeç, shtetas spanjollë, që nfodhen në Sarandë për turizëm. Sipas bluzave të bardha mësohet se 24 vjeçari Jove Pibrall Jove është goditur më mes dhr për rrjedhojë është transportuar me ambulancë drejt spitalit të traumës në Tiranë.
Ndërsa 37 vjeçarja Catia Picac është godituf në kokë po do të trajtohet në spitalin e Sarandës. Ende nuk ka informacion se cili ka qenë shkaku dhe autori i këtij aksidenti të trefishtë me dy të huaj të plagosur dhe dëme të shumta materiale.





