FIFA bëri të ditur se i ka kërkuar falje shoqatave anëtare për gabimet e bëra në lidhje me propozimin e saj për të shitur të drejtat komerciale të lidhura me Kupën e Botës. Ky qëndrim u mbajt ndërsa fifa dhe strukturat e saj të larta mbajtën një takim në marok në kulmine akuzave dhe pakënaqësive nga shumë aktore të futbollit botëror kundrejt Xhani Infantinos.
Nga njeri krah sekretari I përgjithshëm dhe anëtarët e bordit drejtues mbështetjen publikisht presidentin infantino, ndërsa nga ana tjetër FIFA përmes një dejklarate tha se u ka dërguar një letër e veçantë anëtarëve të Këshillit të FIFA-s dhe 211 shoqatave anëtare duke pranuar se procesi ishte keqmenaxhuar, e paralelisht duke kërkuar falje për gabimet dhe duke u angazhuar që të tilla gabime nuk do të përsëriten më.
Infantino propozoi shitjen e 20% të aksioneve tek kompani tregtare e organizimit të kupës së botës në këmbim të 4,2 miliarde dollareve, një plan që shkaktoi kritika të ashpra nga organi qeverisës i futbollit evropian, UEFA, dhe palë të tjera të interesuara, të cilët akuzuan FIFA-n për qeverisje të dobët dhe mungesë konsultimesh.
Kreu i FIFA-s u detyrua të tërhiqej si pasojë e qëndrimeve të forta nga konfederatat kontinentale të futbollit.
Kjo situiatë ka ulur shumë profilin e Infantinos , imazhi i të cilit para zgjedhjeve ku kërkon një mandate të ri në 2027 është goditur ndjeshëm. I fundit që e sulmoi rëndë Infatinon ishte njeriu i cili ka qenë në krah të tij deri pak kohë më parë, Luis Figo, i cili madje e quajti presidentin e FIFA-s një mashtrues.





