Transferimi i Mirlind Dakut nga Rubin Kazan tek Spartak Moskë, përveçse një goditje në aspektin profesional, është edhe një marrëveshje e shkëlqyer në terma financiarë.
Në vitin 2023, sulmuesi kuqezi u ble nga Rubin Kazan tek Osijek për 1.2 milionë euro. Vlera e tij në 3 vite u shumëfishua edhe për shkak të paraqitjeve të shkëlqyera në kampionatin rus, ku ai ishte gjithmonë ndër kandidatët për Këpucën e Artë.
Tani Rubin Kazan u detyrua ta shesë, pasi skuadra e madhe e vendit, Spartak Moskë, aktivizoi klauzolën e pagesës së kartonit për 11 milionë euro.
Edhe në planin personal, Daku ka bërë një kapërcim të madh ekonomik. Ai do të fitojë mbi 4 milionë euro nga kontrata e re 3-vjeçare, pa llogaritur këtu bonuset për rezultatet individuale dhe ekipore.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u prezantua me entuziazëm tek Spartak Moskë, ku do të mbajë numrin 19.





