Subscribe

Të ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Albert Nikolla, zv/Ministër i Shëndetësisë dhe Prof.Asoc, Gazmend Koduzi, nga Departamenti i Shëndetësisë në PD, janë përplasur teksa diskutonin për menaxhimin e pandemisë nga qeveria shqiptare. Koduzi ka deklaruar se spitalet ën vend tashmë janë në kolaps duke shtuar se ambulancat rrinë me orë të tëra në oborr, duke mos patur vende.

Nga ana tjetër, zv.ministri Nikolla është shprehur se kjo situatë tashmë është e njëjtë në gjithë botën dhe jo vetëm në Shqipëri.

Koduzi: Spitalet janë në kolaps, 1-shi dhe 2-shi

Nikolla: Ku i ke?

Koduzi: Po rrinë ambulancat me orë të tëra në oborr

Nikolla: Rrinë në gjithë botën

Koduzi: Mos tregoni përralla tani. Ke hapur pardje tek Covid 2-shi, pjesën ambulatore me një infermier dhe një burim oksigjeni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *