Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
05 September 2026
Vizion fokus

5 gola dhe luftë deri në fund, Partizani triumfon...

Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët,...

Çfarë ndeshjeje! 5 gola dhe spektakël në Milano, Interi...

Begaj nga Frashëri: Dita e besimit dhe kujtesa e...

Spalletti zbulon planin për Woltemade para sfidës me Milanin

SHBA hakmerret ndaj sulmeve të Teheranit, godet tre cisterna...

Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë, e kishte...

Witkoff dhe Kushner do të takohen me të dërguarin...

Jo vetëm futboll, por miliarda dollarë! Trump zbulon suksesin...

Interi vjen i fortë përballë Napolit, por statistikat paralajmërojnë...

Certifikata mirënjohjeje për vullnetarët më të dedikuar të vitit, Veliaj: “Krenar për secilin prej jush!”

6 Dhjetor 18:44

Dy gjimnazistët, Reivis Qoku nga shkolla “Ismail Qemali” dhe Kejsi Zeraliu nga gjimnazi “Sami Frashëri”, janë shpallur vullnetarët e vitit 2023. Në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shpërndau certifikata mirënjohje për të rinjtë, të cilët i kanë kushtuar kohë shoqërisë dhe komunitetit.

 

Në fjalën e mbajtur në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për vullnetarët më të përkushtuar të vitit, Veliaj tha se Tirana është një shembull i mirë i vullnetarizmit, çka e ka treguar në raste fatkeqësish natyrore, si tërmeti apo pandemia.

 

“Të qenit vullnetar nuk është çështje e një vendi që ka apo e një vendi që s’ka të ardhura, nuk është as çështje e mundësive të atyre që kanë shumë para, apo pak para. Vullnetarizmi nuk del kurrë nga moda dhe unë jam super krenar për secilin prej jush, që i ka dhënë një orë, një ditë, një javë, apo qoftë edhe një aktivitet të vetëm si vullnetar Bashkisë së Tiranës dhe qytetit tonë,” u shpreh Veliaj.

 

“Është shumë e rëndësishme të dilni mirë në mësime – ajo është detyra juaj kryesore, por unë besoj se përveçse të jeni nxënës i mirë, të qenit një djalë, një vajzë e mirë, që qenit një qytetar i mirë është po aq e rëndësishme. Vitin tjetër do të kemi prapë nevoja në qendrat tona sociale, në shtëpitë e fëmijës, ndaj e mirëpresim ndihmën tuaj, edhe për ndihmuar personat me aftësi të kufizuara, gjyshër e gjyshe që kanë nevojë për dashuri e respekt dhe mirënjohjen që vjen nga zemra juaj,” shtoi Veliaj.

 

Nxënësit që morën certifikata mirënjohje u shprehën mirënjohës për këtë vlerësim.

 

“Jam shumë i lumtur dhe vërtet Mirënjohës! Ishte mënyra më e bukur për të përmbyllur këtë fundvit dhe pas kësaj të sotmes nuk e vë në diskutim që veprimtaria e angazhimi im në punët vullnetare do jetë edhe më i madh,” tha Reivis Qoku. “Është një vlerësim shumë i madh të jem një ndër vullnetaret më të mira të vitit 2023 dhe patjetër që kjo tregon që do të vijojmë me të njëjtin ritëm dhe me kontributin tim të madh,” u shpreh Kejsi Zeraliu.

 

Kjo ditë është caktuar nga Asambleja e Përgjithshme OKB-së në vitin 1985 dhe u dedikohet të gjithë vullnetarëve të shumtë anembanë botës./vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
certifikate mirenjohje Nxenesit Veliaj

Nga e njëjta kategori

Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë pagat: Nuk mund të mbeten peng i një ligji të ri

më shumë...

Begaj nga Frashëri: Dita e besimit dhe kujtesa e një populli nuk mund të shlyhen

më shumë...

Zjarri në Frakull, deputeti socialist: Për ne ka rëndësi jeta e njeriut, situata nën kontroll

më shumë...

Vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në Frakull, ndërhyrje nga toka dhe ajri

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:56

5 gola dhe luftë deri në fund,...

8:44

Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë pagat: Nuk mund...

8:39

Greqia paketë të re masash: 400 euro...

8:16

Çfarë ndeshjeje! 5 gola dhe spektakël në...

8:01

Begaj nga Frashëri: Dita e besimit dhe...

7:38

Dashuria e madhe pas të 40-ave/ 3...

7:21

Spalletti zbulon planin për Woltemade para sfidës...

6:46

Zjarri në Frakull, deputeti socialist: Për ne...

6:36

SHBA hakmerret ndaj sulmeve të Teheranit, godet...

6:12

Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë,...

5:31

Vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në...

5:21

Witkoff dhe Kushner do të takohen me...

5:08

Jo vetëm futboll, por miliarda dollarë! Trump...

4:45

Interi vjen i fortë përballë Napolit, por...

4:39

Sa mund t’i pengojë Ukraina fluturimet civile...

4:37

Rrëzohet avioni në Greqi, humbin jetën personat...

4:23

Kush do të dalë nga kriza? Vllaznia-Partizani,...

4:20

U fut në parakalim në kthesë, shoferit...

4:02

Rusia urdhëron një armëpushim 3-ditor në Ukrainë

3:40

Zjarr në qarkun e Shkodrës, kërkohen ndërhyrje...

Më të klikuarat

  • Rrëzohet avioni në Greqi, humbin jetën personat në bord (VID...
  • Pas 14 vitesh, Berisha mbërrin në Amerikë, pritet me lule dh...
  • E rëndë, 24-vjeçarja shqiptare vritet nga vëllai i partnerit...
  • Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë, e kishte fshehur në k...
  • Aksident fatal në aksin Cërrik-Elbasan, motori përplaset me...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.