Subscribe

 

“Ndodhemi në dalje të tunelit të Shkopetit, ku një natë më parë një 50 vjeçar humbi jetën si pasojë e daljes së makinës nga rruga ku përfundoi në humnerë. Por kjo nuk është viktima e vetme pikërisht në këtë vend. Pak metra më tutje dy persona kanë humbur jetën pasi mjeti i tyre me të cilin po udhëtonin përfundoi po në humnerë. Pra, është viktima e tretë që shkaktohet po në të njëjtin vend, për shkak të mungesës së sinjalistikës brenda tunelit si dhe mbrojtëseve anësore sapo del nga tuneli i shkopetit.

GAZETAR

DRITAN KURTI

 

 

Kol Bruka po udhëtonte në drejtim të Laçit kur mjeti i tij doli nga rruga sapo lë tunelin. 50 vjeçari u gjet nga udhëtarët e rastit të cilët njoftuan policinë. Ndërkohë mbrëmjen e së hënës është bërë e mundur nxjerrja e trupit nga makina, ndërsa mjeti vazhdon të qëndrojë në ujë. Shumë kalimtarë e familjarë të viktimës së aksidentit ndalen për të parë skenën e ngjarjes.

 

Ata fajësojnë mirëmbajtësit e rrugës të cilët nuk i kanë kushtuar asnjë rëndësi vendosjes së sinjalistikës apo mbrojtëseve anësore.

 

Një vit e gjysmë me parë po në të njëjtin vend, një makinë që po udhëtonte nga Bulqiza në drejtim të Tiranës përfundoi në greminë. Në të udhëtonin katër persona ku dy prej tyre humbën jetën. Por edhe pas atij aksidenti tragjik, në këtë vend nuk u mor asnjë masë, ku në vend që të vendoseshin mbrojtëse, u mjaftuan me vendosjen e një teli me gjemba.

 

Dalja nga tuneli është e rrezikshme pasi atij jo vetëm i mungon ndriçimi por edhe sinjalistika që paralajmëron kthesën.

 

Aksi Burrel – Skuraj është i gjithi i rrezikshëm pasi ka mungesë të theksuar të mbrojtëseve anësore e sinjalistikës vertikale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *