Gjykata e krimeve të rënda caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Leandro Panën, 24-vjecarin e arrestuar në Tiranë si bashkëpunëtor në pengmarrjen e Jetmir Terrollarit në Greqi.

Sipas organit të akuzës, 24-vjeçari është përgjuar teksa bisedonte me burrin e tezes se tij, Xhemal Noka, të cilit i thotë se do t’i marrë 10 mije euro, vëllait të Jetmir Terrollarit.

Organi i akuzës e ka dërguar për ekspertim telefonin e Leandro Panës, për të vërtetuar nëse ky i fundit ka pasur dijeni për pengmarrjen që kishin kryer të afërmit e tij në Greqi.

Denoncimi në policinë e Tiranës u bë nga vëllai i pengut ndërsa 4 të arrestuarit e tjerë, mes tyre dhe një femër u ndaluan nga policia greke në një fshat të Korinthos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *