Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 August 2026
Vizion fokus

Trump kundër “turizmit të lindjes”, kufizon të drejtën për...

VIDEO/ Momentet e tmerrit në Tajlandë, nxënësit fshihen nën...

Irani dhe Omani drejt finalizimit të marrëveshjes për Ngushticën...

“Më i bukuri i Europës”, gazetarja “vë në siklet”...

Heroizëm në sallën e operimit, kirurgët nuk braktisin pacientin...

Ukraina godet sërish depot e Wildberries në Rusi: Po...

Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e...

I mituri 14 vjeç hap zjarr në shkollë, vret...

Zjarr në një banesë dy katëshe në Fier

OKB i kërkon SHBA-ve të heqin sanksionet ndaj Kubës

Broberg: Grenlanda duhet të zhvillojë bisedime me SHBA-në pa Danimarkën

8 Janar 22:21

Grenlanda duhet të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara pa përfshirjen e Danimarkës, ka thënë të enjten lideri i opozitës në ishullin danez, Pele Broberg.

Ishulli arktik është duke shqyrtuar se si t’i përgjigjet përpjekjeve të presidentit Donald Trump që Shtetet e Bashkuara ta përvetësojnë ishullin.

Trump i ka shpeshtuar kërcënimet kohët e fundit për ta bërë Grenlandën pjesë të Amerikës, duke e ringjallur synimin që e kishte caktuar qysh në vitin 2019, gjatë mandatit të tij të parë.

Grenlanda ndodhet në një pozicion strategjik midis Evropës dhe Amerikës së Veriut. Vendndodhja e bën atë pikë tejet të rëndësishme për sistemin amerikan të mbrojtjes kundër raketave balistike.

Burimet e saj të pasura minerare përputhen gjithashtu me qëllimin e Uashingtonit për ta zvogëluar varësinë nga Kina.

Ishulli është territor autonom i Mbretërisë së Danimarkës. Ai i ka Parlamentin dhe Qeverinë e vet, por Kopenhaga gëzon autoritetin mbi punët e jashtme dhe për mbrojtjen.

“Ne i bëjmë thirrje Qeverinë sonë (grenlandeze) që realisht të zhvillojë dialog me Qeverinë e SHBA-së pa Danimarkën”, tha për Reuters Broberg, lideri i Naleraq-ut, partisë më të madhe opozitare dhe zëri politik më i spikatur për pavarësinë e Grenlandës.

“Sepse Danimarka po i armiqëson si Grenlandën ashtu edhe SHBA-në me ndërmjetësimin e saj”, shtoi ai.

Naleraq, e cila mbështet fuqishëm pavarësimin e shpejtë dhe të plotë të ishullit, dyfishoi numrin e vendeve të saj në tetë në zgjedhjet e vitit të kaluar, duke fituar 25 për qind të votave në një vend me vetëm 57.000 banorë.

Megjithëse e përjashtuar nga koalicioni qeverisës, partia ka thënë se dëshiron marrëveshje për mbrojtjen me Uashingtonin dhe mund ta kërkojë një marrëveshje “asociimi të lirë”, sipas së cilës, Grenlanda do të merrte mbështetje dhe mbrojtje nga SHBA-ja në këmbim të të drejtave ushtarake, pa u bërë territor amerikan.

Të gjitha partitë në Grenlandë e duan pavarësinë, por kanë dallime për mënyrën dhe kohën se si ajo duhet të arrihet.

Ministrja e Jashtme e Grenlandës, Vivian Motzfeldt, tha se Grenlanda nuk mund të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me SHBA-në pa Danimarkën, sepse ligjërisht nuk i lejohet ta bëjë këtë.

“Ne duhet ta respektojmë ligjin dhe kemi rregulla për mënyrën se si zgjidhen çështjet brenda Mbretërisë”, i tha ajo gazetës së përditshme Sermitsiaq të mërkurën.

Ndërkohë, javën e ardhshme pritet të zhvillohet një takim midis ministrave të jashtëm të Danimarkës dhe Grenlandës dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për të adresuar tensionet midis aleatëve të NATO-s.

Motzfeldt tha se është e rëndësishme që marrëdhëniet e Grenlandës me Uashingtonin në vihen në binarë të qëndrueshëm.

“Shpresa ime më e madhe është që takimi të çojë në normalizimin e marrëdhënieve tona” i tha ajo Sermitsiaqit.

Zyrtarët e lartë të administratës Trump duket se kanë këndvështrime të ndryshme mbi mënyrën se si të arrihen synimet e tyre.

Sekretari i Shtetit Rubio duket se nuk parapëlqen ndërhyrjen ushtarake, sipas ministrit të Jashtëm të Francës. Por, të tjerë thonë se kjo mundësi është ende në tryezë.

“Ne do të sigurohemi që t’i mbrojmë interesat e Amerikës”, tha nënpresidenti i SHBA-së, JD Vance, për Fox News në një intervistë të transmetuar të mërkurën.

“Dhe, mendoj se presidenti është i gatshëm të shkojë aq larg sa duhet për t’u siguruar që kjo të ndodhë”, shtoi ai./REL

Posted Under:
Aktualitet Bota
Tagged:
Danimarke Grenlanda Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Alkooli ju heq patentën përgjithmonë, hyjnë në fuqi rregullat e reja të Kodit Rrugor

më shumë...

Kryente mashtrim online përmes dërgesave me postë, Prokuroria e Tiranës kalon për gjykim shtetasin nigerian

më shumë...

Trump kundër “turizmit të lindjes”, kufizon të drejtën për shtetësinë amerikane për fëmijët e lindur në SHBA

më shumë...

VIDEO/ Momentet e tmerrit në Tajlandë, nxënësit fshihen nën banka gjatë të shtënave nga shoku i tyre

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:05

Alkooli ju heq patentën përgjithmonë, hyjnë në...

11:31

Kryente mashtrim online përmes dërgesave me postë,...

11:29

Trump kundër “turizmit të lindjes”, kufizon të...

11:25

VIDEO/ Momentet e tmerrit në Tajlandë, nxënësit...

11:14

Korriku rekord në Portin e Durrësit, mbi...

11:13

Irani dhe Omani drejt finalizimit të marrëveshjes...

11:04

Fluks i lartë në Kapshticë dhe Qafë...

10:59

“Më i bukuri i Europës”, gazetarja “vë...

10:57

Adoleshentëve nuk u duhet dietë dhe ushtrime...

10:23

Kafeja dhe sistemi imunitar, ekspertët zbulojnë si...

10:12

Heroizëm në sallën e operimit, kirurgët nuk...

9:59

I dënuar për disa vepra penale, arrestohet...

9:54

Ukraina godet sërish depot e Wildberries në...

9:47

Skandal në bandën muzikore, drejtori i grupit...

9:44

Droga në Frakull të Fierit, ekstradohet nga...

9:33

Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën...

9:28

I mituri 14 vjeç hap zjarr në...

9:27

Hapet një tjetër segment i Korridorit VIII,...

9:16

Gjendet i pajetë një 47-vjeçar në shkallët...

8:38

Vijon operacioni për izolimin e vatrës së...

Më të klikuarat

  • Kërcënoi me jetë kamarierin dhe administratorin e hotelit në...
  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqip...
  • Skandal në bandën muzikore, drejtori i grupit sulmon s*ksual...
  • Shkuan të vidhnin telat elektrikë, hajdutin e zë korenti, dy...
  • Humbi ndjenjat gjatë punës në një kantier ndërtimi, ndërron...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.