Breshëri i rënë ditët e fundit shkaktoi dëme të mëdha në kulturën e bostanit në disa fshatra të Fierit.
Fermerët thonë se për shkak të reshjeve masive, prodhimi i tyre do të dalë në treg me dy javë vonesë.
“Breshëri na ka bërë shumë dëme. ca kishim mbjellë të gjitha u prishën. Kultura jonë është e mbjellë me bostan në sera ku shpenzimi shkon në 6 milionë lekë të vjetra hektari”, thonë fermerët.
Ankesën tek autoritetet fermerët nuk e shohin si zgjidhje, pasi e kanë bërë më parë dhe nuk kanë marrë përgjigje.
Dalja në treg me dy javë vonesë sjell barazimin e çmimit të shitjes me kostot e mbjelljes, e sipas tyre shpenzimet e kryera shkojnë dëm, duke mos sjellë asnjë fitim. /vizionplus.tv





