Subscribe

Ish-kryeministri Sali Berisha ka votuar paraditen e sotme tek qendra e votimit në Liceun Artistik në Tiranë.  Ai është shprehur pasi ka votuar se qytetarëve në mënyrë masive po u bëhet presion nga PS-ja për t’u blerë votat dhe u ka bërë thirrje atyre që të denoncojnë çdo rast.

 

“Ka pasur raste masive të partisë siciliste për blerje të votave dhe kam informacione të fundit se po ndodh në Bradashesh, Gostimë, Durrës dhe një sërë vendesh të tjera. I bëj thirrje qytetarëve t’i denoncojnë, fotografojnë, filmojnë në mënyrë që të përballen me fuqinë e ligjit, këta tregtarë të pistë të vullneteve të njerëzve.”, është shprehur Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *