Subscribe

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka marre pergjegjesine per humbjen ne 25 qershor, duke ngrire funksionet e tij deri ne zhvillimin e zgjedhjeve per njeriun qe do udhëheqë PD ne 4 vitet e ardhshme. Ne daljen e pare para mediave pas përfundimit te numërimit te votave, Basha e ka bere te qarte se do te garoje serish per kreun e PD.

 

“Me efekt të menjëhershëm kam vendosur të ngrij të gjitha funksionet e mija organizative si Kryetar i Partisë Demokratike dhe tua delegoj ato dy nënkryetarëve dhe sekretarit të përgjithshëm, për të organizuar me fuqi të plotë vendimmarrëse garën për kryetarin e Partisë Demokratike sipas parimit një anëtar një votë. Unë kam një projekt dhe projektin tim do ta debatojnë dhe vlerësojnë demokratët në një debat dhe garë të hapur, të ndershme e të barabartë.”

 

Basha nuk i ka kursyer kritikat edhe per ata qe i kërkuan dorëheqjen.

 

Tani demokratët dhe shqiptarët meritojnë një bilanc të plotë dhe ballafaqim të hapur e të vërtetë, mes atyre që punuan me mish dhe me shpirt për fitoren e Partisë Demokratike dhe atyre që u ngritën kundër sapo humbën kolltuqet. Sa kam gabuar dhe ku kam gabuar nuk e përcaktoj unë, por këtë nuk mund ta përcaktojnë as ata që nuk punuan asnjë ditë për fitoren e Partisë Demokratike.”

 

Basha argumentoi qëndrimin e tij ndaj humbjes me faktin se rezultati u deformua nga paratë e drogës e krimit

 

“Blerja e votës u bë masivisht, duke zëvendësuar edhe një herë debatin për alternativën, me shukun e parave për votën, duke zhvleftësuar planin dhe projektin, me pagesë për varfërinë e thelluar, për ta bërë më të lehtë këmbimin e saj me të holla. Me para të pista droge dhe korrupsioni qeveritar.”

 

Mandati i Bashes ne krye te PD përfundon ne 22 korrik dhe deri atëherë, pritet te qartësohet se përveç Bashes kush do te garoje per postin e kryetarit te PD.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *