Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 July 2026
Vizion fokus

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës...

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis marshimi në...

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si gjyqe publike

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse jam pro...

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen 5 persona

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale për vdekjen...

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë persona

Pranga për disa biznesmen, sekuestro miliona euro dhe vila! SPAK jep detaje për operacionin kundër rrjetit të narkotrafikut

12 Qershor 20:01

Prokuroria e Posaçme Kunder Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka dhënë detaje mbi operacionin e sotëm ku u lëshuan 20 urdhërarreste kombëtare dhe ndërkombëtare, e në prana ranë disa prej tyre, ndërsa disa të tjerë janë shpallur në kërkim ndëkrombëtar.

SPAK në njoftim ka dhënë detaje mbi sekuestrot që janë vënë në disa prona si dhe sekuestrimin e disa llogarive bankare, ku gjenden pasuri të luajtshme e të paluajtshme.

Lexo edhe :

Related Posts

Aksioni i SPAK/ I akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi!
Arrestimi i Ilir Shtufit në Selanik, policia greke jep detaje: Hyri në Greqi mëngjesin e së premtes, u kap në një hotel
SPAK shkatërron rrjetin e drogës, lëshohen 20 masa sigurie, në kërkim biznesmenët Artur Shehu dhe Ilir Shtufi

Kujtojmë se ditën e sotme SPAK zhvilloi një aksion të gjerë kundër 20 personave që dyshohet se kanë kryer pastrim parash nga trafiku masiv ndërkombëtar i kokainës. Nga këto masa, pesë janë arrest shtëpie ndërsa 15 arrest në burg.

Operacioni u shtri në tre qytete të vendit, Tiranë, Durrës dhe Vlorë ndërsa përmes burimesh Vizion Plus mësoi se janë goditur dy grupe kriminale, të cilët të mirëorganizuar kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin me role të ndara.

Mes fletëarresteve të prera bën pjesë biznesmeni i shumëpërfolur, Artur Shehu i cili gëzon pronësinë e pjesës më të madhe të Zvërnecit, por masa për të nuk është ekzekutuar pasi ai ndodhet në SHBA me azil politik. Sipas organit të akuzës ai akuzohet për pastrim parash, i financuar nga vëllezër narkotrafikantë, Erion dhe Adrian Rama.

SPAK me kërkesë të dy prokurorëve të posaçëm, Altin Dumani dhe Elida Kaçkini kanë urdhëruar edhe arrestimin e vëllezërve Koçeku, Arturit që dyshohet si koka e grupit kriminal, Abedinit dhe Ervinit.

As ata nuk u vunë pas hekurave, sepse ndodhen në Dubai, por SPAK ka arritur të provojë trafikun transnacional të drogës që ata kanë kryer nga vendet e amerikës latine.

Sipas prokurorisë ishte biznesmeni Ilir ShtufI, për të cilin është nxjerrë urdhëri i arrestit në burg, ai që pastronte paratë e tyre. Por as ai nuk u arrit të arrestohet, ndërsa në qeli për po të njëjtën vepër penale përfundoi biznesmeni Orest Sota.

Nën sekuestro përfunduan rreth 128 milionë euro në llogarinë e noteres Amela Mukaj, të përdorura në 3 shitblerje tokash në Zvërnec. Po ashtu janë sekuestruar me mijëra hektarë tokë, 7 vila në Palasë, 2 në Rolling Hills, në Jalë dhe Sarandë llogari bankare, mbi 20 apartamente, qindra garazhde dhe mbi 50 llogari bankare.

Ndërkohë biznesmeni Ilir Shtufi u arrestua pasditen e sotme nga policia greke në Selanik për llogari të drejtësisë Shqiptare.

Njoftimi:

SPAK godet një rrjet të dyshuar ndërkombëtar të trafikimit të kokainës dhe pastrimit  të produkteve të veprës penale; lëshohen urdhër arreste dhe sekuestro mbi pasuri të shumta

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar kryesisht dhe ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.287/1, të vitit 2021 për veprat penale:

“Pastrim i produkteve të veprës penale” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal

“Trafikimit të lëndëve narkotike” e kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal

“Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”

Mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 31, datë 10.6.2026 ka caktuar masën e sigurimit personal shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për 15 shtetas shqiptarë:

A.H,

A.Z (alias G.B, G.T)

A.R,

A.SH,

A.I,

E.M,

O.B,

O.S,

D.A,

L.K, (alias A.K)

A.V,

K.V,

D.K, (alias A.K)

E.K,

I.SH

si edhe masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” për 5 shtetas të tjerë:

G.I,

L.B,

E.J,

B.M,

E.R

Në datën 12.06.2026 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit ka ekzekutuar katër masa sigurimi dhe vazhdojnë kërkimet për ekzekutimin e masave të tjera të sigurimit.

Autoritetet ligjzbatuese greke kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit I.Sh, ndaj të cilit Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”.

Në zbatim të vendimeve gjyqësore janë zhvilluar më shumë se 50 kontrolle të personave, banesave, zyrave të shoqërive tregtare dhe personave fizikë.

Trafikimi ndërkombëtar i lëndëve narkotike

Në kuadër të një hetimi të gjerë mbi trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrimin e produkteve të veprës penale, autoritetet ligjzbatuese kanë dokumentuar veprimtarinë e një rrjeti kriminal që dyshohet se ka operuar në disa shtete të Europës dhe Amerikës Latine. Sipas hetimeve, personat nën hetim A.H. dhe L.K dyshohet se kanë pasur rol drejtues në organizimin e trafikut ndërkombëtar të kokainës nga vende të Amerikës Latine drejt Europës, përmes porteve kryesore të Belgjikës, Spanjës dhe Holandës. Hetimet kanë evidentuar një strukturë të organizuar që përfshinte furnizimin, transportin, magazinimin, përpunimin kimik dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në vende të ndryshme europiane.

Nga të dhënat hetimore rezulton se në këtë aktivitet kanë bashkëvepruar edhe personat nën hetim O. B, O.S, A.R, E.M, D.A, A.G dhe M.M, ndërsa janë dokumentuar lidhje dhe bashkëpunime me shtetas të huaj dhe grupe kriminale që operojnë në vende të ndryshme.

Një prej episodeve kryesore të hetuara lidhet me sekuestrimin e 441 kilogramëve kokainë në Barcelonë të Spanjës, ku u arrestuan disa shtetas të përfshirë në transportimin e lëndës narkotike. Gjithashtu, nga hetimet janë evidentuar sekuestrime të tjera të sasive të konsiderueshme të kokainës në Holandë, Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar, të cilat dyshohet se lidhen me aktivitetin e rrjetit kriminal nën hetim.

Përmes  analizës së komunikimeve të siguruara në platformën SKY EÇ dhe përgjimeve telefonike të kryera përgjatë këtij hetimi, të shoqëruara me këqyrje të dokumenteve dhe akteve të ndryshme,  autoritetet kanë dokumentuar kontakte dhe koordinim të vazhdueshëm mes personave nën hetim në lidhje me organizimin e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, menaxhimin e laboratorëve në Amerikën Latine, transportin e ngarkesave dhe shpërndarjen e lëndës narkotike në tregjet europiane. Paralelisht me hetimet për trafikimin e narkotikëve, janë dokumentuar edhe dyshime të arsyeshme për pastrim të produkteve të veprës penale. Sipas hetimeve, personat nën hetim A.R, E.M, E.R, A.H, A.Z, L. K, O.B dhe O.S., dyshohet se kanë investuar të ardhura me burim kriminal në pasuri të paluajtshme, projekte ndërtimi dhe shoqëri tregtare.

Hetimet kanë evidentuar gjithashtu përfshirjen e personave nën hetim A.Sh, A.I,  B.M dhe E.J në veprime që dyshohet se kanë shërbyer për fshehjen e origjinës së pasurive dhe integrimin e të ardhurave të paligjshme në ekonominë formale.

Sipas organit procedues, një pjesë e investimeve të dyshuara lidhen me prona dhe projekte ndërtimi në Tiranë, Palasë, Himarë dhe zona të tjera bregdetare, si dhe me shoqëri tregtare të përdorura për qarkullimin dhe investimin e fondeve që dyshohet se burojnë nga aktiviteti kriminal.

Hetimet vijojnë në bashkëpunim me autoritetet partnere ndërkombëtare për dokumentimin e plotë të fakteve, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe gjurmimin e pasurive që dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Përmes vendimit 427, datë 12.6.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi sekuestro preventive mbi disa pasuri, referuar kontratave të shitjes nga shtetasit A.Sh, F.S, B.S tek kompania “A…L…D…sh.a”. Shuma e sekuestros preventive arrin në mbi 128.4 milionë euro.

*Gjatë hetimeve do të bëhet edhe verifikimi i vlerës së saktë të pasurive të sekuestruara.

Përmes vendimit nr. 432 akti, datë 10.6.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës parë ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë:

Vila

Dy vila në Gjilekë, kompleksi Green Coast, Palasë Vlorë, si edhe vlera prej 500.000 euro e përfituar nga shitja e këtyre pasurive

Një vilë në Gjilekë, Vlorë, si dhe vlera prej 200.000 euro, e përfituar nga shitja e kësaj pasurie

Dy vila në Green Coast, Vlorë, si dhe vlera prej 680.000 euro e përfituar nga shitja e këtyre dy pasurive

Një vilë në Gjilekë, Vlorë, si dhe vlera 220,710 euro e përfituar nga shitja e kësaj pasurie.

Dy vila në Gjilekë, Vlorë, si dhe vlera 506,467 euro, e përfituar nga shitja e këtyre pasurive

Dy vila në kompleksin Rolling Hills, Tiranë

Shtatë vila dhe dy apartamente, të ndodhura në Jalë, Vuno, Himarë

Një vilë, e ndodhur në në Gjilekë, Vlorë

Llogari bankare:

336 llogari bankare të sekuestruara në banka të ndryshme të nivelit të dytë.

Shumat që duhet të sekuestrohen nga shoqëritë tregtare mund të arrijnë vlerën e mbi 6.2 milionë eurove dhe 9 milionë lekëve.

Sekuestro preventive është vendosur edhe  mbi të drejtën e shtetaseve A.Sh, M.C, Xh.D dhe E.A për të përfituar vlerën e shpronësimit nga Komisioni i Posaçëm për Shpronësim, si bashkëpronarë në këtë pasuri. Vlera paraprake e shpronësimit është 352,859,661 lekë.

Truall:

Pasuri, e ndodhur në Sallmone, Shijak, si dhe shuma prej 58.000.000 lekë, e përfituar nga shitja.

Pasuria e llojit “truall”, e ndodhur në Sarandë.

11 pasuri me sipërfaqe totale mbi 113.000 m2, që ndodhen në Gjilekë, Vlorë.

Pasuri e llojit “truall”, Rruga: Dervish Hima, me sipërfaqe totale 315.2 m2, Tiranë.

Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar:

Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar, “K…83”, me seli në Tiranë

Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar, “K…83”me seli në Prishtinë, Kosovë dhe të gjitha llogaritë e saj bankare.

Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar, “A…F… P…”, Tiranë dhe të gjitha mjetet në pronësi të saj.

Shoqëria “P….I….”, së bashku me të gjitha asetet që ajo zotëron.

Shoqëria “T… S”, me seli në Tiranë, si dhe asetet e rregjistruara në pronësi të saj (duke përjashtuar shoqërinë “T…S..C.”, në pronësi të të njëtit administrator)

Hotel:

“AP… B”, i ndodhur në Lungomare, Vlorë

Mjete lundruese:

Mjete lundruese, me gjatësi 13.8 ml, gjerësi 3.5 ml.

Gomone, me gjatësi 09.60 ml, gjerësia 03.73 ml.

Automjete

Automjet tip Audi S8

Mercedes Benz, model G-Class.

Si dhe ekuivalentin prej 15.000 euro, sekuestruar në llogari bankare, të përfituar nga shitja e një automjeti “Land Rover”.

Përmes vendimit nr. 435 akti, datë 10.6.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës parë ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë:

Pasuri e paluajtshme me siperfaqe totale 2000 m2, në Green Coast.

Pasuri të paluajtshme me sipërfaqe totale 478.7 m2, Gjilekë, Vlorë.

Të drejtat reale dhe pasuritë e paluajtshme në masën 43 % të këtyre të drejtave për subjektin “N…C…. G…”, me vendndodhje, Tiranë

38 % të të drejtave reale të sipërfaqeve ndërtimore për objektin, me vendndodhje Tiranë, me pronësi të L.K.

Katër apartamente dhe një depo, me vendndodhje në Tiranë (me investitor “N…C…. G…”)

38 apartamente me vendndodhje në Tiranë (me investitor “D…. C” dhe “N…C….G…”)

23 apartamente, me vendndodhje Tiranë.

106 garazhe, me vendndodhje në Tiranë.

Një njësi shërbimi me sipërfaqe 201.3 m2, Tiranë.

6 pasuri të paluajtshme, me vendndodhje në Kodër-Kamëz, Tiranë, në pronësi të personit nën hetim L.K si edhe G.I, L.I.

2 automjete; një Lamborghini dhe një Mercedes Benz

30 % të kuotave të shoqërisë, “U..C” LTD shpk, në pronësi të personit nën hetim L.K.

Është vendosur sekuestrimi i shoqërisë tregtare “M…. B… shpk” si dhe pasurisë së paluajtshme ku ajo kryen aktivitetin dhe çdo llogarie bankare në banka të nivelit të dytë.

Është vendosur sekuestrimi i shoqërisë tregtare “G… I “, aseteve të tij dhe çdo llogari bankare në banka të nivelit të dytë.

Është vendosur sekuestrimi i “I…. G” si dhe cdo llogari që këto subjekte kanë në të gjitha banka të nivelit të dytë.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar falenderon autoritetet gjyqësore franceze, belge, spanjolle, Italiane, britanike, greke, Eurojust, Europol për bashkëpunimin në hetimin e këtij procedimi penal.

Posted Under:
Kronike Kryesoret
Tagged:
Detaje Operacioni SPAK Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen 5 persona

më shumë...

Motori përplaset me një kamion në aksin Gjirokastër-Kakavijë, plagoset rëndë 34-vjeçari! Transportohet me helikopter drejt Tiranës

më shumë...

“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”, Rama për koncertin në Tiranë: U bë lajm në çdo cep të botës!

më shumë...

Bashkitë rrisin të ardhurat, më shumë para të arkëtuara krahasuar me vitin e kaluar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:48

Tri shenjat e horoskopit që e kanë...

10:40

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane...

10:13

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

9:46

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis...

9:20

Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira,...

8:52

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

8:24

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si...

7:58

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse...

7:54

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen...

7:35

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale...

7:07

Motori përplaset me një kamion në aksin...

6:41

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

6:26

Artisti Kanye West reagon pas koncertit në...

6:01

Korçë/ Përfshihet nga flakët “Vila e Partisë”,...

5:56

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë...

5:38

Netanyahu: Trump të shterojë negociatat me Iranin,...

5:15

SHBA: Irani nuk e kontrollon dot Ngushticën...

4:48

“Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve”, Rama: ‘Sorrat...

4:36

Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore,...

4:32

“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”,...

Më të klikuarat

  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë
  • Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur 38 vjeçari i bie ng...
  • FOTO- U ekzekutua një natë më parë në Shkodër për gjakmarrje...
  • Dhunuan të miturën, Gjykata e Fierit lë në burg 19-vjeçaren...
  • “Vinte në orët e para të mëngjesit në shtëpi”, flet nëna e t...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.