Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 July 2026
Vizion fokus

Sulmet izraelite, Libani përgatitet për vendosjen e ushtrisë në...

Palestina cakton datën e zgjedhjeve, të parat pas dy...

“Jehona e një turpi alla shqiptarçe”, Rama: Pengmarrësit e...

Dita e 41-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Ambasadori i OSBE nga Korça: Protestat janë një aspekt...

Shpërdoroi detyrën, AMP arreston policin në Dibër

Muçi nuk është më lojtari më i shtrenjtë te...

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Fier-Vlorë, një...

De la Fuente paralajmëron Belgjikën: Më e mira e...

Dita e 41-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

Zhdukja e Eglant Koçit, ky është kamarieri i arrestuar, dyshohet si bashkëpunëtor në krim

12 Qershor 15:58

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj ka siguruar foton e kamarierit 25-vjeçar,  Enea Zyferi, i cili dyshohet se ka ndihmuar Armand Shakajn për të fshehur trupin e Eglant Koçit.

34-vjeçari Koçi rezulton i zhdukur që prej 4 qershorit. Policia ka dyshime se ai është vrarë dhe më pas groposur nga shoku i tij Armand Shakaj. Ky i fundit është shpallur në kërkim.

Në dëshminë e tij një ditë më parë, Zyferi deklaroi se nuk di asgjë në lidhje me rrëmbimin dhe zhdukjen e 34-vjeçarit. Madje në dëshmi ai tha se pronari i tij Armand Shakaj, i ka kërkuar që të fikë dritat pasi do të nxirrte një frigorifer të madh. Pikërisht për grupin hetimor ky ka qenë momenti që i arrestuari dhe i shpalluri në kërkim kanë nxjerrë trupin e pajetë të Eglant Koçit.

Megjithatë ende zyrtarisht policia nuk e ka konfirmuar që 34-vjeçari është vrarë, por ky është një dyshim i fortë pët hetuesit. Në lokalin ku dyshohet se është zhdukur i riu, policia nuk ka gjetur pamje të kamerave të sigurisë, pasi mendohet që të jenë hequr nga Shakaj, përpara se ai të arratiset.

Megjithatë janë disa pamje të tjera, ku duket 41-vjeçari, i cili merr motorin e të zhdukurit dhe e parkon një një vend tjetër, kjo për të larguar vëmendjen e policisë. Megjithatë disa pamje e kanë filmuar në kthim ku dallohet qartë fytyra e tij.

Burime gjithashtu bëjnë me dije se nga këqyrja e disa kamerave të tjera shikohet Armand Shakaj duke tërhequr diçka në dukje qesë e zezë të cilën e ka futur në makinë dhe është larguar. I ndjekur nga qelizat telefonikë rezulton që ai të ketë udhëtuar në drejtim të zonës së Dajtit. Pikërist në këtë zonë malore që kufizohet Tirana me Dibrën dhe Librazhdin janë fiskuar dhe qelizat telefonike të autorit të dyshuar. Në këtë zonë po kryhen kotrolle pasi dyshohet të jetë fshehur trupi.

Pista kryesore është që Eglant Koçi të ketë patur përplasje me Armand Shakaj për shkak të shumave të mëdha te parave të përfituara nga kriptomonedhat. Ka dyshime të forta qe Koçi të ketë marrë një shumë të madhe parash nga valutat digjitale. Eglant Koçi është zhdukur mbrëmjen e 4 qershorit, ndërsa familjarët e tij kanë bërë kallëzim një ditë më pas në polici.

Jo vetëm vendin ku mendohet të jetë vrarë i riu, por policia ka gjetur dhe makinën e Armand Shakajt, makinë që dyshohet gjithashtu se ka traportuar trupin e të riut pasi është rrëmbyer në lokalin e 41-vjeçarit. Për shkak se brenda makinës janë gjetur njolla gjaku, të cilat janë dërguar në laborator për ekspertizë, blutë kanë dyshime se i zhdukuri mund të jetë eliminuar nga shoku i tij Armand Shakaj.

Posted Under:
Kryesoret Vendi

Nga e njëjta kategori

“Jehona e një turpi alla shqiptarçe”, Rama: Pengmarrësit e protestës së flamingove organizuan një sulm kriminal ndaj turizmit

më shumë...

“Shqipëria nuk ndalet”, Rama jep lajmin e mirë: Në 14 Korrik mbyllen 3 Kapitujt e parë të negociatave me BE

më shumë...

Me mbi 100 km/h, policia i heq patentën për 1 vit vajzës, gjobitet edhe me 80 mijë lekë

më shumë...

PS-PD debatojnë për integrimin, përplasje edhe për shpenzimet e qeverisë për Kanye West

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:18

Sulmet izraelite, Libani përgatitet për vendosjen e...

10:11

Palestina cakton datën e zgjedhjeve, të parat...

9:53

“Jehona e një turpi alla shqiptarçe”, Rama:...

9:37

Dita e 41-të e protestës, qytetarët nisin...

9:27

Ambasadori i OSBE nga Korça: Protestat janë...

9:00

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Jemi të...

8:55

Shpërdoroi detyrën, AMP arreston policin në Dibër

8:39

Vetëm 5 minuta ecje pas vakteve mund...

8:00

Muçi nuk është më lojtari më i...

7:41

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin...

7:27

De la Fuente paralajmëron Belgjikën: Më e...

7:08

Dita e 41-të e protestës, nis grumbullimi...

7:06

Dy banesa përfshihen nga zjarri në Durrës

6:56

Ish-ministrja e Burgjeve në Britani gjendet e...

6:47

Zbardhet biseda Trump-Netanyahu, çfarë u diskutua

6:34

“Ndëshkohen” vajzat dhunuese/ Njëra prej tyre dërgohet...

6:03

A e dini se librat mund t’ju...

5:31

Tajfuni “Bavi” i afrohet ishujve, Japonia në...

5:19

“Shqipëria nuk ndalet”, Rama jep lajmin e...

5:06

Parashikimi i motit për ditën e shtunë

Më të klikuarat

  • Vrau gruan në derën e shtëpisë, kamerat e sigurisë filmojnë...
  • Vrasja me armë në Kurbin, zbulohet identiteti i viktimës (EM...
  • Me mbi 100 km/h, policia i heq patentën për 1 vit vajzës, gj...
  • Dënohet me burg 80-vjeçari në Itali, për 4 vite dhunoi dhe t...
  • Policia, plan masash për koncertin, rruga dytësore do të jet...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.