E diel, 1 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Përfshihet nga flakët apartamenti në Vlorë, shkak një shkendije elektrike

Një shkëndijë elektrike në një apartament në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë ka shkaktuar një zjarr që është përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një nga dhomat dhe kuzhinën e banesës.

Sipas shërbimit zjarrfikës, shkaku i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkendije elektrike. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve të qytetit të Vlorës, flakët janë vënë nën kontroll dhe është bërë e mundur shuarja e plotë e zjarrit.

Megjithatë, zjarri ka shkaktuar dëme materiale, kryesisht në ambientet e kuzhinës dhe në një nje nga dhomat. Fatmirësisht, banesa nuk është shkrumbuar tërësisht dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Ndërkohë, pronarët e apartamentit po vijojnë vlerësimin e dëmeve materiale të shkaktuara nga zjarri. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë