Komisioni Evropian vlerëson se thirrja e Kuvendit të Kosovës për pezullimin e dialogut të Brukselit nuk është në pajtim me premtimet që ka dhënë Prishtina dhe nuk i kontribuon normalizimit të marrëdhënieve me Beogradin.

 

Në KE thonë se Kosova gjithmonë ka qenë e përkushtuar ndaj dialogut dhe normalizimit të mëtejshëmë të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me synim që nga kjo të kenë përfitime për qytetarët e tyre, por edhe për shkak të faktit se progresi në dialog paraqet bazë për avancimin e Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian, transmeton Tanjug.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *