Bajerni i Mynihut e  nisi mbarë vitin 2024 në bundesligë duke fituar takimin e parë pas pushimeve.

Viktima e Alianazit ishte Hofenhaim që u mund 3 me 0. Homazh i merituar për legjendën e klubit Bekenbauer Oara fillimit të takimit në respekt të një emër të jashtëzakonshëm që ka fituar shumë me Bajernin, aty ku konsiderohet edhe më i miri i historise.

Sa i takon kronikës së ndeshjes, ajo nisi shumë mirë për bavarezët të cilën në minutën e  18 shënuan me anë të Musiales.

Një gol që e çoi në 65 numrin e ndeshjeve radhazi në shtëpi ku Bajerni arrin të shënojë të paktën një gol. Dokinimi i Bajernit vazhdoi mirëpo rrezikshmërinë më të madhe për të kërkuar golin e dytë e pati Upamekano me një gjuajtje nga distanca. Në pjesën ë dytë muzika nuk ndryshoi. Musiala goditi shtyllën për të zotët e shtëpisë duke e mbajtur ndeshjen të hapur.

Miqtë nisin të shohin përpara dhe humbasin dy raste të mira për shënim. Fillimisht për meritë të Nojer që ndali mbrojtësin turk Kabak dhe Kramaric, e pak më vonë ishte Bajerni që gaboi nga një pozicion shumë i mirë. Gol i gabuar, gol i pësuar….

Në minutën e 69 Usiola shënon golin  dytë personal pas një shkëmbimi me Sane. 5 minuta më vonë Hofenjham mbetet me 10 lojtarë dhe në fund ishte Kane që realizoi edhe golin e tretë për bavarezët. Skuadra e Tuhel ngjitet në 41 pikë, 1 më pak sesa kryesuesit e Leverkusen që ende duhet të luajnë ndeshjen e tyre të kësaj jave. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *