Subscribe

Basha doli menjehere në një konferencë për shtyp pas publikimit në media të lajmit se banesa e prindërve të gazetares Klodiana Lala ishte qëllluar me kallashnikov mengjesin e kësaj të enjte.

Basha nuk I kurseu tonet e larta duke hedhur akuza të forta të lidhjes së krimit dhe bandave me qeverine Rama të cilën e konsideroi përgjegjësine për rritjen e pasigurisë dhe kriminalitetit në vend.

 

Familja e gazetares Klodiana Lala është sulmuar sot herët në mëngjes me breshëri automatiku dhe plumbat kanë goditur dhomën ku flenë vajzat e saj në shtëpinë e gjyshes së tyre. Mesazhi mafioz për gazetaren është i qartë:se kush del nga rreshti, kush shqetëson qeverinë, kush nuk i bindet sundimit të krimit, e ka fundin e shpejtë.Ne ia kemi dalë të largojmë nga parlamenti dhe nga bashkitë e vebdit disa dhjetëra kriminelë, me të cilët Edi Rama erdhi në pushtet, por fitorja nuk është akoma në anën e shoqërisë. Edi Rama i ka zëvendësuar kriminleët që dekriminalizimi I nxorri jashtë Parlamentit me të emëruarit e kriminelëve. 

Edi Rama të lërë lotët e krokodilit dhe të gjejë autorët e sulmit mafioz me armë kundër gazetarës Klodiana Lala! Sot, kam edhe një mesazh për Edi Ramën: do të mbahesh ti përgjegjës i vetëm, nëse gazetares Klodiana Lala, familjes së saj, çdo gazetari që nuk ha bukën tënde apo çdo opozitari me qeverinë tënde i preket qoftë edhe një fije floku nga horrat dhe krimi që ke nën urdhra!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *