Subscribe

Raporti i Departamentit Amerikan te Shtetit per klimën e biznesit ne bote është shfrytëzuar nga lideri i opozitës Lulzim Basha si nje argument i shtuar per akuzat e tij per korrupsionin e qeverise Rama. Sipas Bashes, raporti thekson së Shqipëria nuk është vend i përshtatshëm për bizneset amerikane për shkak të korrupsionit, mungesës së shtetit ligjor, korrupsionit në koncesione dhe prokurime publike. “Raporti ka nota negative për çdo aspekt të klimës së biznesit dhe qeverisjes, por fakti më i rëndë që dëshmon nivelin kriminal të qeverisë Rama në ekonomi është pohimi se investitorëve të huaj Edi Rama u bën shantazh të bashkëpunojnë me klientët e tij ose përndryshe nuk kanë shans të investojnë,” deklaron kreu i PD Basha.

 

Per opozitën kombinimi krim i fortë plus ekonomi e dobët është minë me sahat për çdo shoqëri dhe kjo mine duhet çaktivizuar sa më pare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *