Barcelona ka arritur me ne fund te bleje yllin e pare qe pritet te zere vendin e Neymar te larguar per shumen marramendëse te 222 milionë eurove ne Paris. Ne ambientet e pallatit ku u hodh shorti i Uefa Champions League presidenti katalan Bartomeu, ka arritur qe te mbylle marrëveshjen me shefat e klubit gjerman te Borusias se Dortmundit Vatzke dhe Zork per kalimin e Ousmane Dembele nga Dortmundi ne Barcelone per shumen marramendëse te 150 milionë eurove, duke u bere futbollisti i dyte ne histori qe realizon nje volum te tille financiar ne nje transferim.

 

120 milionë euro do te paguhen menjëherë dhe pjesa tjeter e 30 milionëve do te jete ne forme bonusesh. Nga ky transferim përfiton edhe ish-skuadra e Dembelese Renne, e cila do te marre 20 milionë euro nga Dortmundi. Te mendosh qe nje vit me pare verdhezinjte e kishin blere lojtarin ne France per 15 milionë euro.

 

Po kush është 20-vjeçari qe mund te kthehet ne ngrohësin e stolit me te shtrenjte ne histori? Nje vit me pare skautet e Dortmundit e zbuluan dhe e binden te firmoste per verdhezinjte dhe skuadra  e stade Renne arriti qe ne marrëveshje te vendoste nje klauzole, e cila tashme i derdh ne arkat e klubit edhe 20 milionë euro shtese përveç 15 milionëve te dhene menjëherë.

 

Ousmane Dembele shkëlqeu ne sezonin e pare dhe te fundit qe luajti ne Dortmund dhe shënoi 6 gola ne 32 takime te luajtura. Por nuk jane golat detyra e Dembelese dhe arma e tij e forte. Ai eshte nje nga lojtaret me te zote te llojit te tij ne nje aspekt tjeter. Dembele arrin te ushtroje nje presion mjaft te madh te kundërshtari qe ka topin ne mesin e fushes dhe kur arrin t’ja marre, vendos ne pune armen e tij te forte, shpejtësinë.

 

Me nje shpejtësi marramendëse eshte ne gjendje te inicioje kundërsulme, por edhe ka nje sy dhe inteligjence te admirueshme per te dhene pasimin vdekjeprurës te lojtari qe shënon golin. Te gjitha keto e bene zëvendësuesin e Nejmarit te Barcelona. Megjithatë asgjë nga keto nuk i jep dot garancinë e te luajturit qe nga minuta e pare. Dicka tjeter qe do te duhet te ndryshoje te Dembele eshte edhe karakteri i tij i veshtire.

 

Këtë e tregoi kur ne shenje proteste per te detyruar Dortmundin ta shese te Barcelona nuk u stervit me dhe me pas klubi e pezulloi. Ne ditet e fundit lojtari nuk kishte asnje kontakt me klubin përveç menaxherit te tij. Se sa fiton Dembele me kalimin ne Spanje nuk dihet gjithsesi shansi i vetëm per te tejkaluar shumen e paguar eshte nje shitje e Mbape te PSG.

 

Kriza me Dortmundin dhe mungesa e stërvitjes bene qe edhe trajneri i kombëtares Deshamps ta lere jashtë grumbullimit per ndeshjet e radhes me ekipin Trikolor ku ka luajtur 7 takime dhe ka shënuar nje gol kunder Anglise. Gjithsesi per t’u pare mbetet se si do te ambientohet ne Barcelone dhe a do te arrije te beje vend ne skuadrën e klubit qe beri çmenduri per ta patur ne radhet e tij.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *