Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 August 2026
Vizion fokus

Zelensky: Rusia po përgatitet për mobilizim të ri në...

Paralajmërimi i gjeneralit gjerman: Rusia po teston aftësitë mbrojtëse...

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator

Mbyllet dita e 73 e protestës, nis marshimi në...

Zjarr në kodrat e Tushemishtit

FOTO/ Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kurorëzojnë dashurinë, zbulojnë...

Rrëmbeu mbesën nga spitali, arrestohet gjyshja në Itali

Tunel nëntokësor në kufirin Letoni-Bjellorusi, dyshohet se përdorej nga...

Zjarr në pyllin e Sinicës në Korçë

Dita e 73-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Ballkani, sfida e re e SHBA-së dhe Evropës

Nga Financial Times
21 Mars 13:44

Pas Ukrainës, ata do të përballen me sfidën e radhës me Rusinë e Vladimir Putinit. Bashkimi Evropian dhe NATO ndoshta po shohin në vendin e gabuar. Rreziku më imediat nuk janë më vendet balltike të Evropës Verilindore, por juglindja e Evropës, Ballkani.

 

Qysh prej luftrave të Post Jugosllavisë në vitin 1990, dy kanë qenë faktorët kryesorë të cilët kanë stabilizuar Ballkanin Perëndimor, pesë vendet e ish-Jugosllavisë të cilat nuk i janë bashkuar ende Bashkimit Evropian, plus Shqipërisë.

 

Është vetëm një perspektive, sado e largët, anëtarësimi në BE. Ajo ka inkurajuar reformat demokratike. Shpresa ka qenë se anëtarësimi në BE në fund të fundit do të çimentonte pajtimin ndërmjet popujve të Ballkanit, siç ndodhi me Francën dhe Gjermaninë  dhe armiq të tjerë të Luftës së Dytë Botërore.

 

Forca tjetër e stabilitetit ishte mbështetja e Shteteve të Bashkuara dhe supozimi se SHBA dhe NATO do të ndërhynin nëse konflikti do të rishfaqej, siç ndodhi në Kosovë në vitin 1999.

 

Por, në mes të krizës së borxhit të Eurozonës, refugjatëve të Lindjes së Mesme, Brexit-it dhe rritjes së nacionalizmit populist, zgjerimit të BE-së etj., për momentin duket e vdekur.

 

Vizitat e liderëve të Evropës kohët e fundit në Beograd e Sarajevë treguan të kundërtën. Donald Trump, Presidenti i SHBA-së ndërkohë duket se ka interes minimal në skajet e Evropës.

 

Kjo po krijon një hapje se Rusia e trimëruar po shfrytëzon përpjekjen për të riformuar aleanca dhe kufinj të mundshëm për të nxitur përsëri kundër influencës së BE-së dhe Shteteve të Bashkuara.  Moska po luan me lidhjet e saj kulturore me popullsinë ortodokse sllave.

 

Kudo ku ka turbulencë në Ballkan, dora e Rusisë nuk qëndron larg.

 

Provat tregojnë një përpjekje të dyshuar të grushtit të shtetit në tetor në Mal të Zi, fillimisht duke fajësuar nacionalistët serbë, i cili u mbështet nga shërbimet ruse të sigurisë për t’u përpjekur për të prishur pranimin e planifikuar të vendit në NATO.

 

Një tren i nisur nga Serbia drejt kufijve të ish-provincës së saj, Kosovës muajin e shkuar, me fjalët „Kosova është Serbi“ në 21 gjuhë,  u bë në Rusi.

 

Moska dhe Bashkimi Evropian janë në një luftë frontale për situatën politike në Maqedoni.

 

Nikola Gruevski, njeriu i fuqishëm për një kohë të gjatë, njeriu pro Bashkimit Evropian, mund të anojë nga ana e Kremlinit. Rusia po mbështetet gjithashtu nga Presidenti nacionalist Milorad Dodik në Republikën Srpska në thirrjet për një referendum mbi pavarësinë e entitetit Serbo-boshnjak nga Bosnja Hercegovina.  Mënyra më e mirë për të minuar propagandën e Moskës dhe mbështetësit e saj në Ballkanin Perëndimor, për BE-në dhe Shtetet e Bashkuara është të mbeten të angazhuar për të fituar zemrat dhe mendjet në rajon.     Sido të jenë pikëpamjet e tij, emërimi nga Z. Trump i zyrtarëve të lartë dhe këshilltarëve, të cilë kuptojnë rëndësinë e një Evrope të paqtë, tregon se Bashkimi Evropian ka një shans për të mbajtur të angazhuar Uashingtonin.

 

Edhe me perspektivën në pritje të anëtarësimit të shteteve të Ballkanit, liderët e BE-së kanë dallime. Sa i përket shkëmbimeve tregtare, ndihmës dhe investimeve, Bashkimi Evropian tejkalon Rusinë. Për të gjitha lidhjet kulturore ruse, flukset migratore nga Ballkani janë thuajse tërësisht në pjesën tjetër të Evropës.  Modeli i BE-së  ruan bukurinë e tij.

 

Të përsëriten premtimet dhe të hidhen pak më shumë para nuk mjafton.  Nevojitet më shumë angazhim nga BE-ja. Kjo përfshin monitorimin më nga afër të zhvillimeve dhe përpjekjeve për t’iu kundërvënë disinformimit rus dhe vizitave të vazhdueshme nga zyrtarë dhe liderë evropianë për të dhënë siguri, se ata ende vazhdojnë ta marrin seriozisht Ballkanin dhe problemet e tij.  Kjo kërkon vullnetin politik të të gjithëve. Pa të, këndi më në telashe i Evropës, rrezikon të rrëshkasë prapa në të shkuarën e tij të errët, me pasoja të rrezikshme për pjesën tjetër të kontinentit.

 

Përshtati në shqip nga FT: Gerta Banushi

Posted Under:
Opinion
Tagged:
Ballkan BE Rusi SHBA

Nga e njëjta kategori

Çfarë do të thotë kapja e Maduros për Rusinë?

më shumë...

Dronët ukrainas që po godasin arkën e luftës së Rusisë

më shumë...

“Lokalet” në Kosovë do të sjellin ndryshim pushteti në veri

më shumë...

A mund të heqë dorë Turqia nga energjia ruse?

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:07

Sekreti për një zemër më të fortë?...

11:01

Zelensky: Rusia po përgatitet për mobilizim të...

10:41

Paralajmërimi i gjeneralit gjerman: Rusia po teston...

10:40

Noti dhe humbja e peshës, 7 arsye...

10:18

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator

10:11

Mbyllet dita e 73 e protestës, nis...

9:51

Zjarr në kodrat e Tushemishtit

9:46

FOTO/ Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kurorëzojnë...

9:34

Rrëmbeu mbesën nga spitali, arrestohet gjyshja në...

9:19

Situata me zjarret në vend/ Ministria e...

9:01

Tunel nëntokësor në kufirin Letoni-Bjellorusi, dyshohet se...

8:59

BE kufizon importet nga Brazili, AKU sinjalizon...

8:53

Zjarr në pyllin e Sinicës në Korçë

8:38

Dita e 73-të e protestës, qytetarët mblidhen...

8:37

Rama: Renditjen në National Cyber Security Index...

8:22

Vazhdon lufta me flakët në Lurë, ndërhyhet...

8:11

Mendoni se po pini mjaftueshëm ujë? Këto...

7:53

Riaktivizohet zjarri në zonën e Zidollit, flakët...

7:49

I shpërtheu tubi i gazit në mjetin...

7:37

Sulm me dron në Libi, shpërthen zjarri...

Më të klikuarat

  • Nëna 22-vjeçare vret dy fëmijët e saj, pak para krimit i dër...
  • Gjeti ish-burrin me një tjetër në apartament, sherri mes gra...
  • E mërkura e “Ferrit”, nesër pritet të jetë dita më e nxehtë...
  • Tradhti ndaj partneres? Lamine Yamal në qendër të një “skand...
  • Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zja...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.