Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 September 2026
Vizion fokus

Spektakël në Londër! Arsenali mposht Chelsea-n

Presidenti Donald Trump befason me look-un e ri, fotoja...

“Non grata nuk erdhi nga SHBA”, Berisha: Diaspora të...

Pesë gola dhe spektakël! Barcelona marshon e pandalshme në...

Mitsotakis mesazh për Shqipërinë: Ka progres drejt BE-së, por...

Berisha nga New Jersey: Qëndroj sot në tokën që...

Bardheblutë në superformë, Tirana mposht Vorën me “poker” golash

Zjarri del jashtë kontrollit në fshatin Kropisht, flakët rrezikojnë...

Berisha me shqiptarët në SHBA: E konsideroj vizitën time...

Nga ceremonia te goli vendimtar, ditë speciale sot për...

“Lokalet” në Kosovë do të sjellin ndryshim pushteti në veri

DW
11 Tetor 09:26

Afër Urës së Ibrit në Mitrovicën e Veriut, ku mbi 90% e popullsisë janë serbë etnikë, atmosfera ka ndryshuar pas tre vitesh me një kryetar jo-serb kosovar. Dikur, muret e komunave veriore ishin mbuluar me grafite të simboleve kombëtare serbe. Tani, muret janë lyer dhe grafitet janë zhdukur.

Flamujt serbë tani shihen rrallë në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç, ndonëse dikur ato vareshin pothuajse në çdo shtyllë elektrike. Policia e Kosovës është e dukshme në çdo cep. Që nga dorëheqja masive e serbëve të Kosovës nga institucionet në nëntor 2022, qeveria e Kurtit ka zbatuar me qëllim masat administrative: ka zëvendësuar dinarin serb në institucionet lokale, ka mbyllur mbi 60 zyra të drejtuara nga serbët dhe ka rritur prezencën policore, duke nxitur integrimin nën ligjet e Kosovës.

Studentja 23-vjeçare Milena Jevtiç nga Mitrovica e Veriut përballet me këto ndryshime çdo ditë. Pas tre vitesh bojkot zgjedhjesh, partitë serbe do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale më 12 tetor. Milena nuk do të votojë, duke parë se asnjë parti nuk mund të sjellë ndryshime reale, megjithatë beson se shumica e serbëve të Kosovës do ta bëjnë. “Edhe nëse serbët kthehen në udhëheqjen lokale, nuk shoh ndonjë përmirësim real,” thotë ajo.

Shumë serbë të Kosovës presin që Lista Serbe të fitojë zgjedhjet e ardhshme lokale në Veri. Ndërsa parashikimet tregojnë këtë rezultat, Miodrag Marinkoviq, drejtor ekzekutiv i OJQ CASA në Mitrovicën e Veriut, thotë se pavarësisht partisë, “përfaqësuesit politikë të komunitetit serb do të formojnë me shumë gjasa qeverinë lokale.”

“Çfarë do të ndryshojë është se komuniteti do të ketë një shprehje të vërtetë demokratike,” shton ai. “Lista Serbeas nuk e ka përfaqësuar plotësisht interesin e serbëve më parë, por tani ndikimi i Prishtinës mbi çështjet lokale do të reduktohet dhe vetëqeverisja lokale mund të funksionojë në interes të komunitetit.”

Nga perspektiva shqiptare, zgjedhjet shënojnë një realitet të ri për partitë serbe. Analisti politik Nexhmedin Spahiu e sheh këtë si legjitimizim të masave të qeverisë së Kurtit.

“Nuk besoj se do të ketë ndonjë ndryshim; përkundrazi, marrja e kontrollit mbi veriun do të legjitimohet. Serbët do të qeverisin vetë, por kjo nuk do të sjellë asnjë rezultat apo zhvillime të mëtejshme. Situata nuk mund të kthehet më siç ka qenë para incidentit të Banjskës”, thotë Spahiu.

Flamujt dhe simbolet si shkak i konfliktit

Të gjitha tensionet e fundit kanë filluar nga simbolet. Në targat e makinave apo pasaportat, këto simbole të vogla kanë shkaktuar përplasje të mëdha. Bllokime rrugësh, pika kalimi kufitar u mbyllën dhe presidenti i Serbisë dërgoi ushtrinë në kufi. Për Miodrag Marinkoviq, rreziku i tensioneve fillon me ndryshimet e pushtetit.

“Konflikti i parë që parashikoj do të jetë mbi simbolet, si vendosja e flamurit serb në ndërtesat komunale dhe përfshirja e policisë në atë proces.” Ai shton gjithashtu: “Që nga fillimi, veprimet e qeverive të reja lokale do të hasin rezistencë të fortë nga Prishtina, e mbështetur nga forcat policore, dhe hapat e parë të asambleve lokale do të shoqërohen me tensione dhe përplasje.”

Nga ana tjetër, Nexhmedin Spahiu mendon se vetëqeverisja lokale mund të rivendosë grafitet dhe gjithçka që bën pjesë në kompetencat komunale.

“Ato mund t’i rikthejnë përsëri. Edhe nëse janë simbole nacionaliste, kjo është thjesht një çështje interpretimi ligjor, dhe ligji nuk mund të interpretohet në mënyrë subjektive. Kemi situata të ngjashme në pjesë të tjera të vendit, kështu që kjo mund ta relativizojë çështjen,” thotë Spahiu.

DW kontaktoi qeverinë e Kurtit për të pyetur mbi tensionet e mundshme pas ndryshimeve të pushtetit pas zgjedhjeve, por nuk mori përgjigje. Përfaqësuesit e Listës Serbe gjithashtu u kontaktuan, por nuk u përgjigjën.

Përfaqësuesit e partive opozitare serbe në Kosovë, si Stefan Veljkovic nga Partia Demokratike Serbe, kritikojnë të gjitha vendimet e Kurtit, por edhe politikën e Listës Serbe. Ai thotë se partia e tij “do të kryejë një rishikim të plotë të institucioneve komunale, veçanërisht të atyre në pozicione të larta (si drejtorë), dhe do të anullojë të gjitha vendimet dëmtuese që ndikojnë negativisht tek popullsia lokale.”

Zgjedhjet në sy të qytetarëve

Zgjedhjet lokale në pjesë të tjera të Kosovës dominohen nga diskutime mbi infrastrukturën, çerdhet, parkun dhe në Prishtinë situatën e trafikut. Për shqiptarin Selim Sherifi, pritshmëritë për zgjedhjet e ardhshme janë të vogla.

“Ka shumë premtime, por si gjithmonë, shumica mbeten vetëm në letër. Katër vite po kalojnë dhe shohim pak ndryshime,” thotë Sherifi.

Vendimet politike dhe tensionet e vazhdueshme kanë shkaktuar largimin masiv të serbëve nga Veriu. Sipas raportit të International Crisis Group (ICG), nga 2015 deri në 2023, popullsia serbe në Kosovë ka rënë nga 145.000 në 100.000.

Edhe Milena Jevtiç nga Mitrovica e Veriut ka vështirësi për të gjetur punë. Por planin e saj e ka të qartë: të qëndrojë.

“Nuk besoj se diçka do të ndryshojë. Politika është siç është,” thotë Jevtiç./dw

Posted Under:
Anash Opinion
Tagged:
kosove zgjedhje

Nga e njëjta kategori

Mallakastër/ Vihet nën kontroll zjarri në fshatin Çërrilë

më shumë...

Presidenti Donald Trump befason me look-un e ri, fotoja bëhet virale në rrjet

më shumë...

“Non grata nuk erdhi nga SHBA”, Berisha: Diaspora të bashkohet kundër Edi Ramës

më shumë...

Pesë gola dhe spektakël! Barcelona marshon e pandalshme në “La Liga”

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:00

Mallakastër/ Vihet nën kontroll zjarri në fshatin...

7:49

Spektakël në Londër! Arsenali mposht Chelsea-n

7:42

Presidenti Donald Trump befason me look-un e...

7:20

“Non grata nuk erdhi nga SHBA”, Berisha:...

7:09

Pesë gola dhe spektakël! Barcelona marshon e...

6:52

Mitsotakis mesazh për Shqipërinë: Ka progres drejt...

6:47

Berisha nga New Jersey: Qëndroj sot në...

6:39

Bardheblutë në superformë, Tirana mposht Vorën me...

6:37

Zjarri del jashtë kontrollit në fshatin Kropisht,...

6:13

Berisha me shqiptarët në SHBA: E konsideroj...

6:03

Nga ceremonia te goli vendimtar, ditë speciale...

5:40

“Lufta me Iranin mund të kthehet në...

5:30

Juventus-Milan, sfida që premton spektakël! Ja çfarë...

5:25

Shpërthen vullkani në Indonezi, 6 aeroporte pezullojnë...

5:04

Messi shkruan historinë në MLS, një rekord...

5:01

Fier/ Katër vatra zjarri në pyllin e...

4:46

Gianni Infantino kërkon edhe 4 vite të...

4:27

Mrekulli në Nepal, 64-vjeçarja gjendet gjallë pas...

4:05

Sulmohet spitali në Libanin jugor, Izraeli: Ishte...

3:37

Kakao në kafenë e mëngjesit? Ja si...

Më të klikuarat

  • Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët, 500 e...
  • “Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë m...
  • Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në 408 institucio...
  • Shqiptarët shkojnë për të blerë naftë dhe ushqime në Greqi...
  • Dashuria e madhe pas të 40-ave/ 3 shenjat e horoskopit që mu...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.