Që prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, shërbimet zjarrfikëse të Patosit po përballen me flakët në masivin pyjor të Drenijes.
Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës të Patosit, Alket Halimi, efektivët kanë nisur tërheqjen për shkak të errësirës, ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit do të rinisë në të njëjtën orë gjatë ditës së nesërme.
Vatra e zjarrit në Drenije vijon të mbetet aktive.
Gjithashtu aktiv vijon të jetë edhe zjarri në Panahor- Ngraçan të Mallakastrës.





