Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 August 2026
Vizion fokus

Shpërthime të fuqishme në ishullin Qeshm të Iranit, alarm...

I dënuar me 14 vite burg për kokainë, ekstradohet...

Rama mbledh ministrat në fund të gushtit! Qeveria “nxeh...

Grabitqarët që sfidojnë uraganët, kuriozitete të frikshme për peshkaqenët...

I nxehti ekstrem, Italia zgjat oraret e monumenteve pasdite

Ukraina godet rafineri ruse me dronë, Moska kundërpërgjigjet me...

“E kemi humbur besimin te Infantino”, UEFA “kërcënon” sërish...

Aksident i rëndë në Gjermani! Dy tramvaje përplasen kokë...

A ia ka dorëzuar Trump “unazën e trashëgimisë” J.D....

Lufta me Iranin, Vance: SHBA do të përdorë mjete...

Zelensky viziton Beogradin javën e ardhshme, takim me Vuçiç

6 Gusht 21:05

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të zhvillojë vizitën e parë zyrtare në Beograd më 8 gusht, njoftoi zyra e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ende nuk ka detaje për vizitën në Beograd, por dy presidentët u takuan për herë të fundit në mes të korrikut në Kiev, në kuadër të samitit Ukrainë-Evropa Juglindore.

Vuçiq gjatë qëndrimit në kryeqytetin ukrainas konfirmoi se ishte i vetmi pjesëmarrës në samit që nuk e kishte nënshkruar deklaratën e përbashkët për vazhdimin e mbështetjes politike, ushtarake, financiare dhe të sigurisë për Ukrainën, si dhe për forcimin e presionit ndaj Rusisë.

Në këtë dokument, ndër të tjera, Rusia akuzohet për agresion të paligjshëm, të paprovokuar dhe të pajustifikuar ndaj Ukrainës dhe i bëhet thirrje që menjëherë t’i japë fund luftës, si dhe të tërheqë plotësisht dhe pa kushte trupat dhe pajisjet ushtarake nga i gjithë territori i Ukrainës.

Serbia e ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, që nisi më 2022, por refuzon t’u bashkohet sanksioneve që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Moskës për shkak të luftës.

Edhe pse është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia për gati pesë vjet nuk ka hapur asnjë kapitull të ri negociues.

Dy muaj pas hapjes së kapitullit të fundit në negociatat për anëtarësim filloi lufta në Ukrainë, ndërsa Serbia nuk e harmonizoi politikën e saj të jashtme me Bashkimin Evropian dhe nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë. Në atë kohë, kjo ishte arsyeja kryesore për ngecjen e negociatave të anëtarësimit, teksa ndërkohë Beogradi ka pasur përkeqësim edhe në fushën e sundimit të ligjit.

Në Beograd së fundmi ka qëndruar edhe zëvendëskryeministri i Ukrainës, Taras Kachka, i cili me Vuçiqin ka diskutuar për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe vazhdimin e negociatave për marrëveshjen për tregti të lirë.

Një ditë para takimit me Kachkan, Vuçiç ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Zelensky, dhe pas bisedës ka deklaruar se Serbia dhe Ukraina “janë të vendosura për përmirësimin e marrëdhënieve përmes dialogut”.

Të dyja vendet janë kandidate për anëtarësim në BE.

Vuçiq është takuar disa herë me Zelenskyn në takime ndërkombëtare dhe po ashtu ka vizituar Ukrainën disa herë.

Olena Zelenska, bashkëshortja e presidentit ukrainas, ka qëndruar në Beograd në maj të vitit 2024, kur kishte udhëtuar së bashku me ministrin e atëhershëm të Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, me ftesë të bashkëshortes së presidentit të Serbisë. /REL/

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
Beogradi Vizion Plus Vucic Zelensky

Nga e njëjta kategori

Harrojeni hekurin në kulmin e vapës! Truku i thjeshtë me dy përbërës do ju ndihmojë që të hiqni rrudhat nga rrobat

më shumë...

A mund të ndikojnë ëndrrat në gjendjen tonë emocionale?

më shumë...

Shkeli perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve, policia e Vlorës ndëshkon drejtuesin me 300 mijë lekë

më shumë...

Zjarri në Drenije mbetet aktiv, zjarrfikësit e Patosit tërhiqen për shkak të errësirës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:05

Shpërthime të fuqishme në ishullin Qeshm të...

9:59

Harrojeni hekurin në kulmin e vapës! Truku...

9:55

A mund të ndikojnë ëndrrat në gjendjen...

9:31

I dënuar me 14 vite burg për...

9:28

Kërcënoi me jetë kamarierin dhe administratorin e...

9:19

Shkeli perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën...

9:05

Zelensky viziton Beogradin javën e ardhshme, takim...

9:00

Zjarri në Drenije mbetet aktiv, zjarrfikësit e...

8:42

Rama mbledh ministrat në fund të gushtit!...

8:21

Grabitqarët që sfidojnë uraganët, kuriozitete të frikshme...

8:18

Konsumi i ulët i sheqerit për fëmijët...

8:03

I nxehti ekstrem, Italia zgjat oraret e...

7:42

Ukraina godet rafineri ruse me dronë, Moska...

6:58

“E kemi humbur besimin te Infantino”, UEFA...

6:41

Situatë e vështirë nga zjarri në Mallakastër,...

6:39

Aksident i rëndë në Gjermani! Dy tramvaje...

6:31

A ia ka dorëzuar Trump “unazën e...

6:27

Lufta me Iranin, Vance: SHBA do të...

6:07

38 të vdekur dhe 29 të plagosur...

5:57

Operacion rekord kundër trafikut të drogës, sekuestrohen...

Më të klikuarat

  • Presidenti i Iranit: Komunikimi me liderin suprem Khamenei ë...
  • Shkuan të vidhnin telat elektrikë, hajdutin e zë korenti, dy...
  • Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare arrestohet në Francë...
  • Kërcënoi me jetë kamarierin dhe administratorin e hotelit në...
  • Richard Grenell zgjedh rivierën shqiptare për pushime, publi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.